Moda nënkupton një lojë të madhe kur bëhet fjalë për “gjithëpërfshirjen”, por vetëm pak marka e mbështesin atë dhe shumë pak kujdesen që ajo çka propozojnë të përfshijë sa më shumë njerëz

Pikërisht në javën e modës, kur të gjithë sytë janë aty, shtëpia e modës Fendi flet pikërisht këtë gjuhë, atë të përfshirjes duke bërë pjesë të shfaqjes dy modele “plus size” për të parën herë në historinë e markës.

Parakalimi përkrah “pëlqimeve” të Gigi Hadid, Bellës dhe Kaia Gerber është një kënaqësi siç shprehet modelja “plus size” Elsesser e cila preantoi një veshje të verdhë tip xhakete me rrip në mes për të theksuar format e rrumbullakëta.

Elsesser ka shpjeguar gjithashtu në një postim në Instagram se parakalimi për Fendin në Milano e bëri te ndjehet e mbrojtur, e sigurt dhe patjetër shumë e lumtur.

Gjithashtu në sfilatën e Fendit parakaloi edhe Jill Kortleve e cila ka marrë pjese edhe në sfilatën e Michael Kors, Kate Spade, Rag&Bone, Mugler dhe shumë marka të tjera, shkruan Class.

Përfshirja e Elsesser dhe Kortleve do të mbetet si një moment historik, veçanërisht për vitin 2020. Milano ishtë një nisje e mirë, a do t’i bashkohen dhe markat që prezantojnë sfilatat e tyre në javën e modës në Paris?