Gjatë kohës së seksit femrat lëshojnë zëra të lartë, shpesh në mënyrë që të inkurajojnë meshkujt. Studimet të cilat janë publikuar në revistën “Archives of Sexual Behavior”, tregojnë se ato në realitet janë zëra të pakontrolluar dhe manipulime për meshkujt të cilat i bëjnë femrat gjatë orgazmës.
Kur dëgjoni një performancë ekstatike vokale të cilën femrat e përjetojnë gjatë orgazmës, ndoshta mund të bëheni xheloz në këtë pasion të pabesueshëm. Por kërkimet tregojnë se britmat e kënaqësisë te femrat janë ekuivalente me komplimentet e meshkujve, si “dukesh bukur” me këto xhinse.
Nxënësit amerikanë Gayle Brewer dhe Colin Hendrie kanë anketuar 71 femra, të moshave nga 18 deri në 48 vjeçare, të cilat është dashur të përcaktojnë si të vokalizojnë orgazmën e tyre dhe pse e bëjnë atë, nëse nuk kanë arritur kulmin e kënaqësisë.
“Është e ditur se femrat me anë të vetëdijes vokalizojnë gjatë marrëdhënies në mënyrë që të ngacmojnë meshkujt”, ka thënë Brewer, transmeton Telegrafi.
Femrave u ngutet
Edhe pse në artikullin e Brewer dhe Hendrie përdoret shprehja “manipulimi femëror i shërben sjelljes së mashkullit”, kjo nuk do të thotë se femrat dëshirojnë të shpërblehen ose të paguhen për entuziazmin e tyre, p.sh. me vathë diamanti.
Femrat me anë të britmave i nxisin meshkujt që të arrijnë më shpejtë kulmin, kur marrëdhënia e tyre është e mërzitshme, kur janë të lodhur, nervozë ose thjeshtë- kur nuk kanë kohë.
Me fjalë të tjera, fermat e përjetojnë marrëdhënien seksuale në mënyrë të zhurmshme edhe atëherë kur nuk janë edhe aq shumë të eksituara. Ndërsa në rastet kur ato janë shumë të eksituara dhe kur orgazma është e vërtetë, sikur gjatë seksit oral, orgazma do të jetë relativisht e qetë. Kësaj do t’i shërbente shprehja, “sa më e fortë, aq më e qetë”.
Bërtitja dhe piskama janë taktika me anë të të cilave femra e eksiton mashkullin, megjithatë përmes tyre ajo dëshiron ta komplimentojë atë.
Rolet e mësuara
“Për femrat është e rëndësishme që mashkulli të ndjehet i sigurt dhe me reaksionet e zhurmshme forcon vetëbesimin e tij’, thotë Brewer.
Diçka e tillë nuk është e panjohur për profesoreshën e psikologjisë pranë Universitetit të Kansasit, Charlene Muehlenhard.
Në studimin “Orgazmat e rrejshme të meshkujve dhe femrave”, të cilin e ka botuar në revistën “Journal of Sex Research”, ajo pohon se meshkujt dhe femrat gjatë seksit ndjekin rolet e skenarit të pashkruar: “Mashkulli duhet që ta çojë femrën deri te orgazma, sepse kjo tregon kualitetin e punës së tij’.
Meqenëse femra nuk mund të ejakulojë, meshkujt duhet të bazohen te disa shenja të tjera, në mënyrë që ta dinë se e kanë kryer me sukses punën e tyre.
“Ne jemi krijesa biologjike. Është vështirë të kuptohen arsyet biologjike të prodhimit të zhurmës gjatë seksit, por duhet të tentojmë ta bëjmë këtë duke studiuar sjelljen seksuale të kafshëve”, ka thënë Muehlenhard.
Fatkeqësisht, socializimi nuk do të thotë se leksionet që i mësojmë janë të sakta. Hulumtimet tregojnë se meshkujt dhe femrat mendojnë se e dinë se çfarë dëshiron gjinia e kundërt, ndërsa shumë shpesh gabojnë për këtë dhe prandaj e gënjejnë njëri-tjetrin. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Si të mbani shtëpinë pa miza gjatë verës, pa kimikate por me një përbërës natyral

A e dini se çfarë përfaqëson kjo shenjë e trafikut?

Kur dikush dëshiron t’ju fyejë dhe t’ju lëndojë: Vetëm kështu veproni dhe do të dilni fitimtar!

Katër shenja të horoskopit që janë mjeshtra të manipulimit

Pse nuk duhet të mbështetni kokën pas xhamit në aeroplan?

Largoni njollat e vajit në rroba me dy përbërës shtëpiake

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Aleatja e Trumpit bleu aksione pak para njoftimit dhe përfitoi mijëra dollarë

Berisha: Jam i gatshëm ta jap votën time për Kurtin, edhe nëse nuk jam pjesë e qeverisë

Historia e shqiptarit - diler droge që u dëbua nga Britania tri herë radhazi

Ndodh për herë të parë në histori - banorët bëjnë xhiro me makinë jashtë shtëpisë së Big Brother

Grenelli bëri thirrje t’i ndalen fondet, përgjigjet Gjykata Speciale

Loredana flet për rastin e Jozit me Gjestin: Ishte një pamje e fortë, e papranueshme dhe unë distancohem komplet nga ai veprim