Përktheu dhe përshtati Arigona Bytyçi
Sot u arrit marrëveshja për lejimin e transportit të grurit nga portet e Ukrainës, marrëveshja u ndërmjetësua nga Turqia dhe OKB-ja.
Një bllokadë e vendosur nga Rusia ka shkaktuar rritje të çmimeve të ushqimeve dhe ka lënë miliona në rrezik të urisë.
Ukraina është një nga eksportuesit më të mëdhenj në botë për drithëra – për elementet sikurse gruri dhe misri.
Shuma e 20 milionë tonëve të drithërave të ngecur në Ukrainë po shkakton probleme serioze në pjesë të botës që varet nga ai furnizim, sikurse në Lindje të Mesme dhe Afrikë.
Ukraina është një vend i madh me shumë tokë bujqësore vërtet pjellore. Në kohë normale, kultivon mjaftueshëm për të ushqyer 400 milionë njerëz në vit.
Kjo e bën Ukrainën lojtar kryesor në tregjet globale të ushqimit.
Ukraina është eksportuesi i pestë më i madh i grurit në botë.
Më shumë se 60 për qind e importeve të grurit në Liban vijnë nga Ukraina, në Somali kjo shifër është gati 50 për qind, dhe në Tunizi është më shumë se 36 për qind.
Sa është sasia e bllokuar e grurit në Ukrainë?
Rreth 20 milionë tonë të drithërave të destinuara për eksport janë bllokuar në vend.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka thënë se kjo mund të rritet në 75 milionë ton pas korrjes së këtij viti.
Lufta do të thotë gjithashtu se të korrat e këtij viti do të jenë më të vogla.
Deri në 30 për qind e 86 milionë tonëve të drithërave që prodhon normalisht Ukraina nuk do të korren, thotë Laura Wellesley, një specialiste e sigurisë ushqimore në institutin Chatham House.
Si ka ndikuar mungesa e grurit në vendet e tjera?
Ukraina është zakonisht eksportuesi i katërt më i madh në botë i drithërave. Zakonisht prodhon 42 për qind të vajit të lulediellit në botë, 16 për qind të misrit dhe 9 për qind të grurit.
Përveç kësaj, eksportet e grurit nga Rusia – eksportuesi më i madh në botë – janë në rënie.
Sanksionet perëndimore nuk synojnë bujqësinë ruse, por Kremlini argumenton se ato kanë penguar eksportet duke rritur normat e sigurimit dhe duke ndikuar në pagesat. Anijet ruse që transportojnë produkte bujqësore nuk janë të ndaluara nga portet e BE-së.
Ukraina dhe Rusia zakonisht furnizojnë mbi 40 për qind të grurit të Afrikës, thotë Banka Afrikane për Zhvillim.
Por lufta ka çuar në një mungesë prej 30 milion ton ushqim në Afrikë, thotë kjo bankë. Kjo ka kontribuar në një rritje prej 40 për qind të çmimeve të ushqimeve në të gjithë kontinentin.
Në mënyrë të ngjashme, Jemeni normalisht importon më shumë se një milion ton grurë në vit nga Ukraina.
Rënia e furnizimeve midis janarit dhe majit bëri që çmimi i miellit të rritet me 42 për qind dhe bukës me 25 për qind në Jemen, thotë OKB.
Në Siri, një tjetër importues i madh i grurit ukrainas, çmimi i bukës është dyfishuar.
Çmimet ndërkombëtare të grurit kanë rënë pas lajmit të marrëveshjes.
Megjithatë, Laura Wellesley thotë se nëse nuk fillon sasia e madhe e shpërndarjes së grurit nga Ukraina, shumë vende në Lindjen e Mesme dhe Afrikë do të humbasin.
“Kjo do të rriste edhe më tej çmimin e bukës brenda atyre vendeve, gjë që do të shkaktonte një trazirë të madhe sociale”, thotë ajo. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Izraeli nuk do të gjejë paqe pa themelimin e shtetit palestinez – thotë Erdogan

Pamje që tregojnë ngjarjen – një i vdekur dhe tre të plagosur nga një sulm me thikë në një stacion autobusi në Haifa të Izraelit

Trump thotë se nuk mendon se marrëveshja e Ukrainës për mineralet “ka vdekur”

Goditja e parë e administratës Trump për Kroacinë - i refuzohet hyrja në një organizatë të rëndësishme

Shtëpia e Bardhë thotë se Trump pas ndërprerjes së takimit me presidentin ukrainas, kishte ngrënë ushqimin e dedikuar për Zelenskyn

Zelensky thotë se "fundi i luftës është shumë, shumë larg" – vjen reagimi i Trump

Trump thotë se nuk mendon se marrëveshja e Ukrainës për mineralet “ka vdekur”

"Çizmet në tokë dhe aeroplanët në ajër" - plani katër pikësh i Britanisë së Madhe për të garantuar paqen në Ukrainë

Përplasja Trump-Zelensky ishte "përshkallëzim i nxitur", thotë Merz i Gjermanisë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës