LAJMI I FUNDIT:

Pse drita paralajmëruese e akullit ndizet në temperatura mbi zero

Pse drita paralajmëruese e akullit ndizet në temperatura mbi zero

Një paralajmërim për akull ose shi është veçanërisht i rëndësishëm dhe ju thotë të ngadalësoni shpejtësinë dhe të jeni të kujdesshëm.

Një nga situatat që mund të ngatërrojë shoferin është kur në ekranin e mjetit ndizet tabela me fjollë dëbore, e cila shpesh shoqërohet me mesazhin “akulli në rrugë” ose diçka e ngjashme.

Ajo që është konfuze është se llamba zakonisht “ndizet” në temperatura mbi zero, pra kryesisht tre gradë mbi zero (në disa automjete edhe në +5 gradë).


Disa e interpretojnë këtë si një formë të kujdesit të tepruar në lidhje me kushtet reale të rrugëve, një lloj sigurie që përdoret nga prodhuesit e veturave, por nuk është aspak kështu.

Toka ftohet më shpejt se ajri dhe kjo vlen edhe për asfaltin. Kur temperatura e ajrit është tre gradë, toka tashmë mund të jetë në nivelin e temperaturës së ngrirjes. E njëjta gjë vlen edhe për urat.

Kjo është arsyeja pse një paralajmërim për akull është veçanërisht i rëndësishëm dhe ju thotë të ngadalësoni shpejtësinë dhe të jeni të kujdesshëm. /Telegrafi/