LAJMI I FUNDIT:

Pse Ben Affleck zgjodhi një unazë fejese me diamant të gjelbër për Jennifer Lopez?

Pse Ben Affleck zgjodhi një unazë fejese me diamant të gjelbër për Jennifer Lopez?

Regjisori i propozoi për herë të dytë superyllit të popit të shtunën, duke i dhuruar asaj një diamant të gjelbër 8.5 karatësh.

Dhe ndërsa çifti ka një histori me gurë të çmuar shumëngjyrësh, kjo unazë duket se është edhe më simbolik se e fundit.


“E gjelbërta është ngjyra ime e preferuar; është gjithashtu ngjyra ime me fat”, u tha fansave Lopez.

“Natyrisht, do të jetë ngjyra ime me fat përgjithmonë tani. Do të thotë shumë kur dikush mendon për ty, të do dhe të sheh. Dhe ishte momenti më i përsosur”.

Jennifer Lopez fejohet për herë të dytë me Ben Affleck
Lexo po ashtu Jennifer Lopez fejohet për herë të dytë me Ben Affleck

“Unë gjithmonë them se ngjyra e gjelbër është ngjyra ime me fat”, shkruante ylli në një postim të mëparshëm. “Kam kuptuar se ka shumë momente në jetën time ku kanë ndodhur gjëra të mahnitshme kur kam veshur gjëra me ngjyrë të gjelbër”.

Në të vërtetë, fustani i saj Versace me stampime në xhungle nga Grammy 2000 mbetet një nga dukjet më ikonike në tapetin e kuq të të gjitha kohërave. Dhe në vitin 2003, Lopez mori pjesë në Oscars me Affleck me një fustan Valentino në ngjyrë nenexhik që do të përputhej në mënyrë të përkryer me unazën e saj të re.

Jennifer Lopez ishte e zhveshur në vaskë kur Ben Affleck propozoi për herë të dytë 18 vjet pas fejesës së parë: Ishte gjëja më romantike që mund të kisha imagjinuar
Lexo po ashtu Jennifer Lopez ishte e zhveshur në vaskë kur Ben Affleck propozoi për herë të dytë 18 vjet pas fejesës së parë: Ishte gjëja më romantike që mund të kisha imagjinuar

“Nëse ky është me të vërtetë një diamant gjelbër, atëherë unë jam i habitur. Një diamant i gjelbër i asaj madhësie është tepër i rrallë dhe do të zbehte vlerën e unazës së tyre të mëparshme të fejesës. Unë do ta vlerësoja unazën mbi 4,5 milionë euro dhe mund të vlente më shumë se nëntë milionë euro”, tha CEO i Diamond Pro, Mike Fried për Page Six Style, pasi u publikua lajmi për fejesën e dytë të çiftit.

Në shkrimin e saj të fundit, Lopez zbuloi gjithashtu se ishte duke bërë një banjë me flluska kur “dashuria e saj e bukur”, Affleck, u ul në një gju.

Detaje rreth unazës së fejesës të Jennifer Lopez nga Ben Affleck
Lexo po ashtu Detaje rreth unazës së fejesës të Jennifer Lopez nga Ben Affleck

“Më zuri krejtësisht në befasi dhe thjesht e pashë në sytë e tij duke buzëqeshur dhe duke qarë në të njëjtën kohë duke u përpjekur fort të kuptoja faktin se pas 20 vitesh kjo po ndodhte përsëri, unë mbeta pa fjalë dhe ai tha: A është kjo po?’ Unë thashë po sigurisht që është një po. Nuk ishte asgjë e zbukuruar, por ishte gjëja më romantike që mund të kisha imagjinuar ndonjëherë”, shkroi ajo. /Telegrafi/

Në trend Femra

Më shumë
Thonë se nuk ka grua më të bukur se ajo në planet: Bën seks katër herë në ditë

Thonë se nuk ka grua më të bukur se ajo në planet: Bën seks katër herë në ditë

Kujdesi për lëkurën dhe trupin
Ushqimet më të mira për rritje të shpejt dhe të shëndetshme të flokëve

Ushqimet më të mira për rritje të shpejt dhe të shëndetshme të flokëve

Ushqim i shëndetshëm
Në prill, nuancat e pazakonta të flokëve janë në trend! Dominojnë tri ngjyra, xhufkat dhe një model flokësh

Në prill, nuancat e pazakonta të flokëve janë në trend! Dominojnë tri ngjyra, xhufkat dhe një model flokësh

Flokë dhe stil
LEHTËSONI DHIMBJET E BEBIT TUAJ

LEHTËSONI DHIMBJET E BEBIT TUAJ

Prindër dhe fëmijë
Angelina Jolie magjepsë pas tre vitesh në tapetin e kuq, me vajzën e saj

Angelina Jolie magjepsë pas tre vitesh në tapetin e kuq, me vajzën e saj

Moda
Pesë ushtrime të thjeshta që do ta hollojnë belin tuaj më shumë se një korse! (Foto + Video)

Pesë ushtrime të thjeshta që do ta hollojnë belin tuaj më shumë se një korse! (Foto + Video)

Kujdesi për lëkurën dhe trupin
Kalo në kategori