LAJMI I FUNDIT:

Pse acidi folik është kaq i rëndësishëm për shtatzënat

Pse acidi folik është kaq i rëndësishëm për shtatzënat

Acidi folik nuk është një vitaminë e zakonshme, por është një supervitaminë! Nëse një grua merr çdo ditë acid folik në dozë 400 mikrogram (mcg) përpara se të mbetet shtatzënë dhe në tre muajt e parë të shtatzënisë, i parandalon defektet e trurit dhe të palcës kurrizore tek fëmija.

Ass. dr. Memli Morina, mr. sci
gjinekolog – obstetër
tel. 045 725 725

Acidi folik, ndonëse quhet acid është në fakt një vitaminë e cila bën pjesë në familjen e vitaminave B.

Acid folik ka edhe në ushqimet të cilat i konsumojmë, por kjo nuk e përjashton domosdoshmërinë që një grua shtatzënë ose që provon të mbetet shtatzënë të merr 400 mcg acid folik në ditë.


Arsyeja se përse acidi folik duhet të merret edhe përpara se një grua të mbetet shtatzënë është se anomalitë e tubit neural shfaqen në 3-4 javët e para të shtatzënisë, prandaj në organizmin e asaj gruaje duhet të ketë një depozitë të mjaftueshme gjatë javëve të para kur zhvillohet truri dhe palca kurrizore e fëmijës.

Rekomandohet që acidi folik të merret së paku një muaj përpara shtatzënisë. Ka rekomandime që kjo vitaminë të merret edhe shumë muaj përpara shtatzënisë.

Acidi folik duhet të merret në dozë 400 mikrogram (mcg) ose 0.4 miligram (mg). Doza e acidit folik duhet të jetë më e lartë vetëm në rastet:

1. Kur një grua merr barna për epilepsi, sepse këto barna e pengojnë përthithjen e acidit folik, prandaj doza e acidit folik duhet të jetë më e madhe.

2. Nëse indeksi i masës trupore është mbi 30 (që do thotë se nëse një grua e gjatë 170 cm peshon rreth 90 kilogram e më tepër). Gratë e shëndosha kanë tendencë që të kenë vlera më të ulëta të acidit folik në gjakun e tyre, prandaj doza duhet të jetë më e lartë.

3. Nëse një grua ka diabet (sëmundje të sheqerit). /Telegrafi/

Në trend Femra

Më shumë
Pesha në fillim të shtatzënisë mund të zbulojë se a do të lindë femra fëmijë të shëndetshëm

Pesha në fillim të shtatzënisë mund të zbulojë se a do të lindë femra fëmijë të shëndetshëm

Shtatzëna
Njerëzit që kanë inteligjencë të ulët emocionale shpesh përdorin katër fraza

Njerëzit që kanë inteligjencë të ulët emocionale shpesh përdorin katër fraza

Në çift
Si të stilizoni një pallto lëkure më në modë: Ky është trendi më i dëshirueshëm dhe gjithmonë duket i fuqishëm dhe i shtrenjtë

Si të stilizoni një pallto lëkure më në modë: Ky është trendi më i dëshirueshëm dhe gjithmonë duket i fuqishëm dhe i shtrenjtë

Keshilla Modë
Pesë mënyra për të veshur një xhaketë këtë pranverë: Bëhuni personi më me stil në zyrë

Pesë mënyra për të veshur një xhaketë këtë pranverë: Bëhuni personi më me stil në zyrë

Keshilla Modë
Nga bluja e hapur në argjend – zbuloni nuancat e këpucëve të sheshta që do të rifreskojnë stilin tuaj pranveror

Nga bluja e hapur në argjend – zbuloni nuancat e këpucëve të sheshta që do të rifreskojnë stilin tuaj pranveror

Moda
Këto janë trendet e veshjes për pranverën 2025

Këto janë trendet e veshjes për pranverën 2025

Keshilla Modë
Kalo në kategori