LAJMI I FUNDIT:

PSD kërkon që të zbardhet marrëveshja për linjën ajrore Prishtinë-Beograd

PSD kërkon që të zbardhet marrëveshja për linjën ajrore Prishtinë-Beograd

Partia Socialdemokrate (PSD), ka kërkuar që të zbardhet marrëveshja për linjën ajrore në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Në reagimin e bërë për media, PSD ka thënë se marrëveshja u përcoll me një mungesë shqetësuese të informatave bazë dhe se opinioni u privua nga mundësia për ta kuptuar përmbajtjen e marrëveshjes, transmeton Telegrafi.

PSD konsideron se marrëveshja  e nënshkruar dje është pasojë direkte e papërgjegjësisë së klasës politike karshi dialogut.


“Marrëveshje të kësaj natyre nuk duhet të nënshkruhen në fshehtësi nga opinioni publik. Prandaj, kërkojmë me urgjencë që marrëveshja e nënshkruar dje të publikohet sa më parë nga autoritetet përkatëse dhe të sqarohen të gjitha detajet lidhur me të”, thuhet në reagimin e PSD-së.

Hapja e linjës ajrore Prishtinë-Beograd, shoqëria civile kërkon të bëhet publike përmbajtja e marrëveshjes
Lexo po ashtu Hapja e linjës ajrore Prishtinë-Beograd, shoqëria civile kërkon të bëhet publike përmbajtja e marrëveshjes

Reagimi i plotë:

“TË ZBARDHET MARRËVESHJA PËR LINJËN KOMERCIALE AJRORE NË MES TË KOSOVËS DHE SERBISË

Republika e Kosovës, dje, nënshkroi marrëveshje për fluturime komerciale me Serbinë.

Marrëveshja u përcoll me një mungesë shqetësuese të informatave bazë. Opinioni. Çfarë kanë nënshkruar autoritetet e Aviacionit Civil të Kosovës dje? Asnjë detaj nuk dihet. Krejt çfarë na u tha është hapja e linjës ajrore Prishtinë- Beograd.

Në emër të Kosovës, marrëveshja është nënshkruar nga Drejtori i Autoritetit të Aviacionit Civil, përderisa Serbia përfaqësohej nga Sekretari i Ministrisë së Ekonomisë. Ndërkaq, kompania që do ta marrë përsipër linjën mësuam se është “Lufthansa”. Cili është implikimi politik i përfaqësimit të ndryshëm të palëve që nuk janë homologe? Pse Kosova përfaqësohet nga Autoriteti i Aviacionit Civil kurse Serbia prej Ministrisë së Ekonomisë? Pyetja që nuk mund të mos shtrohet është po ashtu baza juridike e marrëveshjes.

Çfarë mund të themi me siguri është që kjo marrëveshje nuk është rruga e duhur sa i përket raporteve Kosovë- Serbi. Marrëveshja i ngjan marrëveshjeve teknike të dialogut të Brukselit. Ka disa vite ç’prej se jemi pajtuar që logjika e dialogut dhe marrëveshjeve teknike të Brukselit ka dështuar. Të gjithë e dimë që mosmarrëveshja jonë është politike dhe vetëm kështu zgjidhet. Pra, kryegjëja është njohja reciproke midis dy shteteve. Kjo pastaj është perspektiva që e shtron terrenin për rregullimin e marrëdhënieve në secilën fushë.

Marrëveshja e nënshkruar dje është pasojë direkte e papërgjegjësisë së klasës politike karshi dialogut. Rëndësia e një marrëveshjeje me Serbinë ku do të kemi njohje reciproke tejkalon interesat partikulare të luftës së brendshme për pushtet.

Marrëveshje të kësaj natyre nuk duhet të nënshkruhen në fshehtësi nga opinioni publik. Prandaj, kërkojmë me urgjencë që marrëveshja e nënshkruar dje të publikohet sa më parë nga autoritetet përkatëse dhe të sqarohen të gjitha detajet lidhur me të”./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Lajme
Djali i Trump nuk e njeh Kosovën, publikon hartën ku Kosova shfaqet si pjesë e Serbisë

Djali i Trump nuk e njeh Kosovën, publikon hartën ku Kosova shfaqet si pjesë e Serbisë

Lajme
Fundi i procesit gjyqësor në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së - edhe 8 seanca i kanë mbetur prokurorisë

Fundi i procesit gjyqësor në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së - edhe 8 seanca i kanë mbetur prokurorisë

Drejtësi
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Lajme
KQZ shpall nesër rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve, Baraliu: Procesi i stërzgjatur, por jo i cenuar

KQZ shpall nesër rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve, Baraliu: Procesi i stërzgjatur, por jo i cenuar

Lajme
Kalo në kategori