LAJMI I FUNDIT:

PSD: Grupi negociues i Qeverisë, instrument për legjitimim të Thaçit

PSD: Grupi negociues i Qeverisë, instrument për legjitimim të Thaçit

Partia Socialdemokrate (PSD) ka reaguar ndaj vendimit të Qeverisë së Kosovës për emërimin e ekipit negociator që do ta përfaqësojë Kosovën në bisedimet me Serbinë, në krye të cilit do të jetë zëvendëskryeministri Fatmir Limaj.

PSD thotë se ky ekip nuk ka asnjë kuptim tjetër përveç se të ndërhyjë në një proces vendimmarrjeje që është përgjegjësi ekskluzive e Kuvendit të Republikës, e përmes të cilit për një kohë të gjatë është mëtuar të arrihet vendimmarje konsensuale karshi një procesi kaq të rëndësishëm e të ndjeshëm siç dialogu me Serbinë.


“Ekipi i sotëm i emëruar nga Qeveria nuk është asgjë përveç se patericë aventurave të dëmshme e të rrezikshme të Presidentit Hashim Thaçi, i cili po insiston vazhdimisht që të jetë në krye të dialogut pa marrë parasysh refuzimin kategorik të pjesës më të madhe të të zgjedhurve të popullit e shoqërisë civile karshi tij dhe qëllimeve të tij”, thuhet në reagimin e PSD-së.

“Sikurse edhe më herët, Partia Socialdemokrate konsideron që për një proces kuptimplotë negociator duhet të përcaktohen shtyllat që e përkufizojnë përmbajtjen dhe qëllimin që duhet ta ketë ky proces. Fillimisht, që ky proces të ketë legjitimitet, duhet dakordim i gjitha partive parlamentare të Kuvendi të jetë përgjegjësi kryesor për këtë proces, si organi më i lartë legjislativ i Republikës. Së dyti, është domosdoshmëri që me votë të kualifikuar (2/3 e Kuvendit), të miratohet Platforma Shtetërore për Dialogun, që nënkupton pozicionin shtetëror të Republikës së Kosovës në dialog. Së treti, po më votë të kualifikuar, do të duhej që të mandatohej Ekipi Negociator, ekip të cilin Kuvendi do të mund ta shkarkonte në rast se do të shkelej Platforma. Dhe së katërti, do të duhej që nga Kuvendi të themelohej një Komision i veçantë që mbikëqyrë gjithë ecurinë e këtij procesi”.

Haradinaj propozon delegacionin qeveritar për dialogun me Serbinë, Limaj kryesues
Lexo po ashtu Haradinaj propozon delegacionin qeveritar për dialogun me Serbinë, Limaj kryesues

Në përputhje me këtë, PSD vlerëson që “Republika e Kosovës nuk mund të përfaqësohet nga ky ekip negociator në një proces aq të rëndësishëm. Sikurse as presidenti Thaçi, as ky ekip nuk e shpreh konsensusin nacional për këtë çështje”.

“PSD qartëson po ashtu se merr pjesë në seancën e organizuar në koordinim nga tre partitë opozitare, por jo në seancat e thirrura me nguti nga pushteti për të legjitimuar cenimin që qeveria po tenton t’ia bëjë institucionit më të lartë vendimmarrës në Republikën e Kosovës”, thuhet në reagim. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Joseph: Supriza e KS-së ishte se Kosova dhe Rusia u pajtuan për rëndësinë e fushatës ajrore të NATO-s, Putin e ka hedhur Serbinë nën autobus

Joseph: Supriza e KS-së ishte se Kosova dhe Rusia u pajtuan për rëndësinë e fushatës ajrore të NATO-s, Putin e ka hedhur Serbinë nën autobus

Lajme
BE-së i kërkohet largimi i masave sanksionuese ndaj Kosovës, analistët tregojnë se çfarë ndodhë pas procesit që dështoi në veri

BE-së i kërkohet largimi i masave sanksionuese ndaj Kosovës, analistët tregojnë se çfarë ndodhë pas procesit që dështoi në veri

Mirjeta Hajzeraj
Policia serbe ndalon për më shumë se një orë Duda Baljen në Merdar

Policia serbe ndalon për më shumë se një orë Duda Baljen në Merdar

Lajme
Momenti kur Osmani i thotë Vuçiqit

Momenti kur Osmani i thotë Vuçiqit "Shihi në sy dhe kërkoju falje katër viktimave të krimeve serbe"

Lajme

"S'ka më punësim të kunatave në MPJD", Gërvalla nënshkruan një vendim

Lajme
Kalo në kategori