LAJMI I FUNDIT:

PS-UP kërkon rishikimin e shkarkimit të prorektores Teuta Pustina-Krasniqi

PS-UP kërkon rishikimin e shkarkimit të prorektores Teuta Pustina-Krasniqi

Paqja Studentore e Universitetit të Prishtinës (PS-UP) kërkon rishikimin e shkarkimit të prorektores Teuta Pustina-Krasniqi dhe të punohet në identifikimin dhe dënimin e ngacmimeve seksuale në institucionet arsimore në Kosovë.

Ngjarjet e fundit në Universitetin e Prishtinës për deklaratat e prorektores Teuta Pustina-Krasniqi, sipas Paqes Studentore, kanë krijuar një atmosferë të kamufluar për studentët, derisa reagimet e ndryshme nga shoqëria civile i kanë ndarë studentët në dy pole të kundërta.

“Ne konsiderojmë që prorektorja Pustina-Krasniqi ka përdorur një diskurs të gabuar, duke pasur parasysh se është një person me përgjegjësi publike. Ajo është dashur që të ketë kujdes në deklaratën e saj dhe t’i zgjedhë fjalët e përshtatshme për ta përçuar mesazhin që ka dashur ta thotë. Përgjithësimi i saj në atë deklaratë i ka ofenduar studentet e gjinisë femërore”, thuhet në reagim.


Paqja Studentore i dënon ashpër këto vepra të pamoralshme dhe bën thirrje që sa më shpejt të ndërmerren masa për këtë dukuri në Universitetin e Prishtinës, ndërkohë qi bën thirrje edhe studentëve që të mos bien pre e propagandave të grupeve me interesa të ndryshme, por të fokusohen në përmirësimin e kushteve në universitet.

Ndryshe, Këshilli drejtues i Universitetit të Prishtinës, në mbledhjen e jashtëzakonshme të mbajtur më 29 mars, ka shkarkuar prorektoren Teuta Pustina-Krasniqi.

Vendimi i Këshillit drejtues të UP-së erdhi pas një deklarate të Pustina-Krasniqi, rreth asaj se si studentët në UP duhet ta respektojnë kodin e veshjes – mesazh me specifikë për vajzat në universitet – është kuptuar dhe transmetuar si deklaratë skandaloze në disa media të Kosovës.

Teuta Pustina – Krasniqi, ushtronte detyrën e Prorektores për Bashkëpunim Ndërkombëtar./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pankarta për Kosovën në protestat e studentëve në Serbi

Pankarta për Kosovën në protestat e studentëve në Serbi

Lajme
ShBA lejon blerjen e helikopterëve “Black Hawk” për FSK-në, Fetoshi: Arritja më e madhe për Kosovën dhe mesazh i qartë për Serbinë

ShBA lejon blerjen e helikopterëve “Black Hawk” për FSK-në, Fetoshi: Arritja më e madhe për Kosovën dhe mesazh i qartë për Serbinë

Lajme
Detaje të aktakuzës për terrorizëm: I kishte kërkuar babait ‘hallallin’ përmes telefonit për të luftuar në Siri

Detaje të aktakuzës për terrorizëm: I kishte kërkuar babait ‘hallallin’ përmes telefonit për të luftuar në Siri

Drejtësi
I moshuari i ankohet Kurtit: Çka na dalin 100 euro për ilaçe, një deputet i yti merr mbi dy mijë euro

I moshuari i ankohet Kurtit: Çka na dalin 100 euro për ilaçe, një deputet i yti merr mbi dy mijë euro

Politikë
Policia në kërkim të një personi në Prishtinë, publikon fotografinë e tij

Policia në kërkim të një personi në Prishtinë, publikon fotografinë e tij

Kronika e Zezë
Kurti uron qytetarët për hapjen e degës së Bankës Ekonomike në Leposaviq, thotë se të punësuar janë tre serbë e dy shqiptarë

Kurti uron qytetarët për hapjen e degës së Bankës Ekonomike në Leposaviq, thotë se të punësuar janë tre serbë e dy shqiptarë

Lajme
Kalo në kategori