LAJMI I FUNDIT:

Provoni versionin bob, i cili është i krijuar për flokët e hollë, sepse krijon iluzionin e vëllimit

Provoni versionin bob, i cili është i krijuar për flokët e hollë, sepse krijon iluzionin e vëllimit

Bëhet fjalë për të ashtuquajturin paper cut-bob, d.m.th. një bob i prerë drejt, pa asnjë tregues të prerjes së flokëve me shtresa

Ky model flokësh mund të jetë gjithashtu një zgjedhje e shkëlqyeshme nëse dëshironi një ndryshim nga teknika e ngjyrosjes së flokëve të gjatë ose ombre, sepse, pasi një herë t’i keni prerë flokët, do të duken më të shëndetshëm dhe më të shkëlqyeshëm.


Gjithashtu, nëse keni flokë të hollë, flokë me maja të topitura, atëherë do të kenë efektin e iluzionit optik dhe do t’u japin flokëve një vëllim të dukshëm, kështu që do të duken më të trashë dhe më të shkëlqyeshëm, shkruan “Glamour”, përcjell Telegrafi.

Nëse bëni një ndryshim drastik, para se të vendosni për një bob, është shumë e rëndësishme t’u kushtoni vëmendje tri gjërave – formës së fytyrës, gjatësisë së qafës dhe dendësisë së flokëve.

Një fytyre të rrumbullakët do t’i përshtatet më së miri një floku deri te klavikula, ndërsa një bobi ultra i shkurtër është i rezervuar për personat me një fytyrë në formë zemre.

Për një formë katrore të fytyrës, zgjedhja më e mirë është një gjatësi bob nën nofulla, ndërsa njerëzit me fytyrë ovale janë me të vërtetë me fat sepse gjithçka u përshtatet atyre, prandaj mund të zgjedhin!

View this post on Instagram

A post shared by sarah klein (@sarahcklein)

Kur bëhet fjalë për gjatësinë e qafës, te një qafë e gjatë nuk ka rëndësi se cilin bob zgjidhni, por sa më e shkurtë të jetë qafa, aq më klasik duhet të jetë bobi, kështu që gjatësia nuk duhet të kalojë mbi kockën e nofullës, në mënyrë që të mos shkurtojë qafën vizualisht.

Sa i përket densitetit të flokëve, femrat me flokë shumë të trasha duhet t’i kushtojnë vëmendje gjatësisë së bobit në mënyrë që të mos arrijnë një kundër-efekt, kështu që është më mirë të zgjidhni një version pak më të gjatë, ndërsa ato me flokë të holla dhe të drejta, e kanë më të lehtë sepse atyre u përshtaten gjatësitë e ndryshme të modeleve të flokëve. /Telegrafi/