Ai është pa dyshim një nga meshkujt më të dhënë pas palestrës në estradë, fjala është për këngëtarin e ri Alban Ramosaj i cili ka një trup mjaft të lakmueshëm.

Shpesh herë Albani publikon fotografi në rrjetet sociale ku shfaqet gjatë ushtrimeve, ku gjithnjë synon ta ketë trupin sa më të palestruar.


Së fundmi ai ka publikuar një fotografi në Instagram Story, ku është shfaqur gjysmë nudo, i mbuluar vetëm me peshqir, teksa provokon duke nxjerrë gjuhën.

Projekti i tij i fundit muzikore është "Aurora", me të cilën konkurron aktualisht në festivalin Kënga Magjike. /Telegrafi/

alban