Provoi ta trafikojë gjarprin e fshehur në çorape

Gjarpri “i paketuar” në çorape dhe i mbështjellë me qese najloni, është zbuluar në xhepin e një shtetasi nga Maqedonia, i cili ua sqaroi doganierëve se gjarpri është vetëm kafshë shtëpiake, por nuk posedon dokumente për pronësinë, njoftoi shërbimi doganor i Bullgarisë.
Doganierët bullgarë konfiskuan gjarprin dhe ia dorëzuan kopshtit zoologjik në Sofje, ku do të jetojë derisa pronari të mos sigurojë dokumentet për pronësinë. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals













































