Klubi portugez, Benfica ka publikuar një video për të mbrojtur lojtarin e tyre, Gianluca Prestiannin, të cilin Vinicius Junior e akuzon se ka bërë një fyerje raciste.

Ndeshja e së martës mbrëma mes Benficës dhe Real Madridit perfundoi me fitoren 0-1 të mysafirëve falë një goli të Vinicius Jr.


Megjithatë, përkundër supergolit, vëmendja u vodh nga një episod i supozuar racist ndaj brazilianit nga Prestianni i Benficës.

Vinicius Jr vrapoi drejt gjyqtarit për të akuzuar lojtarin teksa ndeshja u ndërpre për gati 10 minuta.

Prestianni gjithashtu u akuzua edhe nga lojtarë tjerë të Real Madridit, si Kyalian Mbappe, Aurelien Tchouameni dhe Federico Valverde, të cilët pretendojnë se braziliani i quajt ‘majmun’.

Por, klubi portugez është përkujdesur t’i publikoj disa prova të cilat hedhin dyshime mbi versionin e Real Madridit, pasi sipas tyre, asnjëri nuk e ka dëgjuar Prestiannin se çfarë tha shkaku i distancës.

“Siç e tregojnë imazhet, duke pasur parasysh distancën, lojtarët e Real Madridit nuk mund ta kenë dëgjuar atë që thonë se kanë dëgjuar”, thuhet në postimin e Benficës, të bashkangjitur me një fotografi. /Telegrafi/

telegrafi sport app