Ben Watson nga West Yorkshire, kishte blerë një palë proteza dhëmbësh në internet për 50 euro, që të ketë një buzëqeshje që do t’ia pëlqenin të gjithë.

Por, kjo shtresë e lirë, e ka bërë atë shumë qesharak pasi nuk funksiononte si duhet dhe i binte gjatë tërë kohës, transmeton Telegrafi.


Madje, videoja ku ai shihet duke u tallur, e ka bërë të famshëm në forumet e dentistëve.

“Ja pse duhet të vizitoni profesionistin dhe të mos blini proteza, që janë punuar në punëtori të pakualifikuara”, ka qenë një nga komentet e shumta. /Telegrafi/