LAJMI I FUNDIT:

Protestuesit: Propozimi i ZRRE-së për tarifat e rrymës është zhvatës, të shtetëzohet KEDS-i

Protestuesit: Propozimi i ZRRE-së për tarifat e rrymës është zhvatës, të shtetëzohet KEDS-i

Qindra qytetarë kanë protestuat para objektit të Qeverisë së Kosovës kundër shtrenjtimit të rrymës.

Protestuesit kanë thënë se propozimi i Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRRE) për vendosjen e bllok tarifave është zhvatës.

“Propozimi i fundit i ZRRE-së për vendosjen e bllok tarifave do të na varfëroj e secilit prej neve. Ky propozim është zhvatës dhe një detyrim shtesë për të na faturuar pasurimin e bizneseve. Në këto kushte, qytetarët e Kosovës me një pagë minimale do t’ua paguaj faturën edhe bizneseve plus veriun. Vendimi i ZRRE-së nuk ka kuptim për deri sa gjendja jonë ekonomike është duke u dëmtuar për çdo ditë. Buxheti i qytetarëve nuk mund ta përballoj një rritje të tillë”, kanë thënë Anita Mjeku, organizatore e protestës, përcjell Telegrafi.


Mjeku i është përgjigjur kryeministrit Albin Kurti, i cili duke arsyetuar propozimin ka thënë se për shkak të krizës energjetike s’ka rrugëdalje tjetër, ose shtrenjtim ose reduktime.

“Kryeministri i Kosovës po na thotë se qytetarët po fantazojnë dhe se nuk ka rrugëdalje, ose shtrenjtim e ose reduktime apo ose reduktime. ‘Ose’-ve të kryeministrit duhet t’i themi, ose neve ose KEDS-in dhe ia bëjmë me dije se rryma asnjëherë nuk ka qenë e lirë. Kryeministër nuk do ta japim asnjë centë më shumë”, është shprehur ajo.

Në fund, Mjeku ka kërkuar që Qeveria e Kosovës të refuzojë propozimin e ZRRE-së për ngritje të çmimit e të shtetëzojë KEDS-in.

“Ne kërkojmë që Qeveria mos ta pranoj bllok tarifën e propozuar nga ZRRE-ja dhe ta shtetëzoj KEDS-in”, ka përfunduar Mjeku. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Trump rrit tarifat për importet kanadeze të çelikut dhe aluminit në 50% - si hakmarrje për tarifat e energjisë nga Ontario

Trump rrit tarifat për importet kanadeze të çelikut dhe aluminit në 50% - si hakmarrje për tarifat e energjisë nga Ontario

Botë
Më në fund Vespa vjen seriozisht në Kosovë!

Më në fund Vespa vjen seriozisht në Kosovë!

Ekonomi
Bankat në Kosovë me fitime rekorde gjatë 2024-së, të dhëna përgjatë disa viteve

Bankat në Kosovë me fitime rekorde gjatë 2024-së, të dhëna përgjatë disa viteve

Ekonomi
Dinari serb - i ndaluar në rregullore por i qarkulluar në treg

Dinari serb - i ndaluar në rregullore por i qarkulluar në treg

Ekonomi
Roli i hidratimit të organizmit gjatë muajit të Ramazanit me filtrin e ujit Camelot!

Roli i hidratimit të organizmit gjatë muajit të Ramazanit me filtrin e ujit Camelot!

Ekonomi
Dhurohet donacion i pajisjeve mjekësore për trajtimin e fëmijëve në QMF-në në Istog

Dhurohet donacion i pajisjeve mjekësore për trajtimin e fëmijëve në QMF-në në Istog

Ekonomi
Kalo në kategori