Gjatë përkujtimit të vdekjes së 15 personave nga shembja e çatisë së stacionit hekurudhor në Novi Sad, një incident i rëndë ka ndodhur para Fakultetit të Bujqësisë në Zemun.

Qytetarët bllokuan trafikun në kryqëzim për 15 minuta, për të nderuar në mënyrë simbolike të vdekurit, transmeton Telegrafi.


Videot nga vendi i ngjarjes tregojnë një veturë duke ardhur në drejtim të turmës.

Kur pjesëmarrësit nuk kanë pranuar të largohen nga rruga, drejtuesi i mjetit ka përshpejtuar papritur, duke goditur disa persona të cilët kanë përfunduar në kapakun e motorit të automjetit.

Turma protestoi me zë të lartë dhe disa goditën veturën, e cila shpejt u largua nga vendi i ngjarjes. /Telegrafi/