LAJMI I FUNDIT:

Proteston sindikata e SHKK-së, kërkojnë pagat shtesë për punën gjatë pandemisë

Proteston sindikata e SHKK-së, kërkojnë pagat shtesë për punën gjatë pandemisë

Sindikata e Shërbimit Korrektues sot ka protestuar para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës.

Zëdhënësi i SHKK-së, Florent Gashi ka konfirmuar për Telegrafin mbajtjen e kësaj proteste.


Ai ka thënë se kjo protestë po bëhet për shkak të mos marrjes së shtesave gjatë pandemisë.

“Po protestojnë lidhur me shtesat për punë gjatë pandemisë, ashtu siç i kanë realizuar institucionet tjera të sigurisë. Organizimi i protestës është sindikal, për më shumë ju lutem kontaktoni me kryetarin e Sindikatës”, u shpreh Gashi.Në njoftimin që është bërë për këtë protestë është thënë se SHKK do të trajtoi me shtesat mbi pagën bazë sipas ligjit për luftimin e pandemisë COVID-19.

“Stafi i SHKK-së është në vijën e parë të luftimit të Pandemisë COVID-19 dhe i plotëson të gjitha kriteret e parapara me ligj ne bazë të Nenit 20 pika 1 dhe 2 ku përcaktohet kompensimi dhe ne bazë të Nenit 12 pika 1.4 izolimi, pika 1.5 transporti, pika 1.7 trajtimi dhe shërimi i të sëmurëve me COVID-19 dhe pika 1.9. mbikëqyrja shëndetësore e personave të infektuar me COVID – 19”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori