Alex Nomernoy nuk u pajtua me ngritjen e çmimit të biletës, andaj u ngjit dhe qëndroi sipër trenit të shpejtë që qarkullon nëpër Moskë të Rusisë.

Adoleshenti 20-vjeçar, ka lëvizur ndërmjet dy lokomotivave që udhëtonin me mbi 200 kilometra në orë, ndërsa kishte sipër kabllot elektrike, transmeton Telegrafi.


Megjithëse shpëtoi pa ndonjë lëndim, autoritet e sigurisë e larguan videon prej internetit, në mënyrë që ky veprim të mos imitohet nga të tjerët.

Qëndrimi mbi trenat e shpejtë, provohet shpesh nga të rinjtë rusë, ndërsa nuk mungojnë rastet kur jo gjithçka shkon si duhet. /Telegrafi/

Proteston foto 2

Proteston foto 3

Proteston foto 4

Proteston foto 5

Proteston foto 6

Proteston foto 7

Proteston foto 8

Proteston foto 9

Proteston foto 10