Protestë për Noizyn? Reagon staxhi menaxherial: Do të ndjekim vetëm rrugën ligjore

Noizy dhe DJ Crax u arrestuan pak ditë më parë në Shëngjin për incidentin e ndodhur në Pejë.
Derisa po vazhdojnë procedurat për ekstradimin e tyre në Kosovë, personazhet VIP po vazhdojnë të bëjnë thirrje e të iu japin mbështetje nga jashtë.
Madje u tha së fundmi se po organizohet një protestë në lidhje me këtë, meqë për disa prej tyre është një padrejtësi kundrejt dyshes.
Miku i ngushtë i reperit, Varrosi, ka reaguar me një postim të shpërndarë në rrjete sociale.
Ai thotë se protesta nuk është organizuar nga familja e as nga miqtë, të cilët po vazhdojnë me rrugën ligjore.
Postimi i plotë (pa ndërhyrje):“Dje nëpërmjet mediave u informuam se do të organizohej një protestë përpara Ministrisë së Drejtësisë për lirimin e Rigelsit (Noizyt). Duam të informojmë fansat e Noizyt, publikun e gjerë dhe mediat, se as familja e Noizyt, as stafi menaxherial nuk kanë ndërmarrë organizimin e asnjë proteste. Ne, jemi në një proces gjyqësor dhe do ndjekim vetëm rrugën ligjore për zbardhjen e të vërtetës dhe pastrimin e baltës mbi emrin e Noizyt. Duam të falënderojmë përzemërsisht fansat dhe kolegët e Noizyt për mbështetjen ndaj tij në këtë situatë absurde padrejtësie. Punë të mbarë të gjithë atyre që po punojnë drejt së vërtetës. Stafi menaxherial”. /Telegrafi/




























































