LAJMI I FUNDIT:

Protestat në Komunën Aerodrom, arsyetohet kryetari Konevski

Protestat në Komunën Aerodrom, arsyetohet kryetari Konevski

Këshilli i Komunës së Aerodromit, miratoi një plan të ri të detajuar urbanistik (PDU) me të cilin parashihet ndërtimi i rrokaqiejve. Qytetarët fajësojnë që ndërtesat do të ndërtohen në hapësira të gjelbërta dhe me këtë do të shkatërrohen drunjtë e vjetër disa vjeçar. Kryetari i Komunës së Aerodromit, Ivica Konevski, për TV21 tha që për planin urbanistik është diskutuar dhe janë pranuar të gjitha vërejtjet e qytetarëve.

“Informacioni se po shkatërrohet hapësirë e gjelbër është e rrejshme, informacion të cilin opozita mundohet ta prezantoj para qytetarëve, me qëllim që ti dezinformoj dhe ti vendos në situatë të mendojnë në të njëjtën mënyrë siç mendon opozita”, u shpreh Ivica Konevski, kryetar i Komunës së Aerodromit.


Sipas PDU të miratuar, ndërtimi i rrokaqiejve është planifikuar te spitali “Shtëpia e Nënës” dhe afër lumit Vardar. I njëjti plan vitin e kaluar u tërhoq pas protestave të qytetarëve.

Pasi që u bë e ditur që ky plan urbanistik do të miratohet në këshillin e komunës së Aerodromit, pakënaqësinë e tyre qytetarët e shprehin në protesta të qeta që dy ditë para objektit të komunës./Telegrafi/