Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Ramiz Kelmendi ka komentuar zhvillimet e fundit në vend dhe protestat që serbët kanë organizuar ditën e premte në veri.
Kelmendi përmes një postimi në rrjetin e tij social ka thënë se Serbia po luan viktimën para syve të botës, transmeton Telegrafi.
Sipas tij, pakicat serbe kudo gjatë historisë kanë shpallur pakënaqësi, duke tentuar të krijojnë Serbinë e madhe në kurriz të shteteve përreth. Kësisoj, Kelmendi thotë se po tentohet të përsëritet I njëjti skenar.
Ai ka pohuar se duke pasur parasysh të gjitha këto zhvillime, shkëmbimi i territoreve mbetet zgjidhja e vetme.
“Cila prej tyre është më pak e dhimbshme (për mua kishte me qenë më e mira ti kishim pasur në suazat e demokracisë tonë te dyja). Por e kapshme mbetet shkëmbimi kualitativ i territoreve. Çdo zgjidhje tjetër do jetë e dëmshme dhe e përhershme për zhvatjen politike të Serbisë ekonominë dhe pozitën tonë ndërkombëtare”, ka shkruar ai.
Për më shumë, postimi i plotë:
Serbia është perfide në luajtjen e viktimës para syve të Botës
Fjala e drejtë e thënë për çështje me rëndësi Kombëtare – Patriot/Tradhtar
Me duhet t’i them dy fjali për çështjen e Protestave të orkestruara nga Serbia,e me të cilat qeveria e Serbisë po dhunon qytetarët serb që jetojnë dhe veprojnë në Kosovë.
Ne nga historia e dimë se pakicat serbe kudo gjatë historisë, në Jugosllavi kanë shpallur pakënaqësi, duke tentuar që të krijojnë Serbinë e madhe në kurriz të shteteve përreth! Çdo herë duke inskenuar edhe vrasje, gjenocide ndaj popullit të vet në mënyrën më brutale e duke arritur që ti njollosin popujt tjerë / Shembulli i freskët, Kafeteria ‘Panda’ e frekuentuar vetëm nga të rinjët serb dhe malazez, ku vet shteti kreu masakër dhe akuzoi UÇK-në! U vranë nga shteti fëmijët e të gjithë atyre udhëheqësve e kompanive shtetërore të kohës, të cilët nuk respektuan largimin e punëtorëve nga puna – që ishte direktivë politike e asaj kohe. Me këtë Serbia tentonte të tregonte se kinse sa të paskrupullt janë shqiptarët që vrasin edhe femijët pa dallim.
Për këtë edhe blerja e emblemave të UÇK-së në tregun e Prishtinës dëshmon tentimin që të përsërisin të njëjtin skenar.
Por, kjo pakënaqësi e orkestruar për t’i treguar politikës ruse dhe qytetarëve rus se duhet përmbajtur Putinin dhe duhet intervenuar edhe në Kosovë (dhe mund të shihen protestat në mbështetje të serbëve në Kosovë), por kjo edhe nxite nacionalizëm të tepruar serb në Serbi.
Duke i ditur këto pakënaqësi, e ku jam dëshmitar i shumë të tillave gjatë jetës time sikur edhe brezi im, nxjerrë një konkluzë se duhet ndërmarr aktivitete politike që dërgojnë të ardhmen e Kosovës në drejtim stabil dhe te duhur. Shembull!
– Kosova pa pjesën veriore dhe me pjesën e Kosovës Lindore
Se pari largohemi nga shantazhet, destabilizimi (nuk do ta paguajnë rrymën kurrë, nuk do punojnë asnjëherë për Kosovën dhe pagat e tyre).
Së dyti, çdo pakënaqësi e emituar në Kosovë i shtyp dhe dëbon shqiptarët në Kosovën Lindore.
Cila prej tyre është më pak e dhimbshme (Për mua kishte me qenë më e mira ti kishim pasur në suazat e demokracisë tonë te dyja). Por e kapshme mbetet shkëmbimi kualitativ i territoreve. Çdo zgjidhje tjetër do jetë e dëmshme dhe e përhershme për zhvatjen politike të Serbisë ekonominë dhe pozitën tonë ndërkombëtare.
Ne na mbetet të gjykojmë me kokën e ftohtë, pa parathënie dhe pasthënie që linçojnë të gjithë ata që me fjalën e tyre garantojnë të ardhmen e tërësishme sipërfaqësore dhe kombëtare. (Kosova, fatkeqësisht, çdo herë duke u linçuar tradicionalisht është zvogëluar edhe me hapësirë si dhe me ndarje të popullit). /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Pasuria e Besar Durmishit – 18 prona tokë ndërtimore në emër të tij, nuk ka deklaruar shtëpi e as veturë personale

Studimi: Poshtë maleve tona fshihet “një thesar”

Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë të Guxo dhe Alternativës

Përqindja e votave të partive politike – në sa komuna prijnë LVV, PDK e AAK-Nisma?

Arrestohen pesë të dyshuar në Pejë, po planifikonin vrasje

Zelensky bisedë telefonike me Ramën, tregon çështjet që diskutuan

Qindra çifte në listë të pritjes për IVF në QKUK

Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë të Guxo dhe Alternativës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit