Protesta në Shkup, demolohen disa institucione dhe burgosen shumë protestues (Video/Foto)

Kanë vazhduar protestat kundër vendimit të kryetarit të Maqedonisë Gjorgje Ivanov për të liruar nga përndjekjet penale funksionar shtetëror dhe funksionar nga opozita, njofton Telegrafi Maqedoni.
Protestuesit kanë thyer dritaret e zyrës së kryetarit të shtetit Ivanov, zyrës së ministrisë së drejtësisë, parlamentit dhe kanë gjuajtur qeverinë e Maqedonisë.
Policia ka provuar të ndaloj protestuesit por pa sukses pasi ata kanë thyer disa herë kordonin e policisë.
Protestat u organizuan nga 85 OJQ të cilët bërtasin ''Pa drejtësi s'ka qetësi''.
Ministria e Punëve të Brendshme thotë se janë arrestuar 12 persona dhe është lënduar 1 polic./Telegrafi/
https://www.dailymotion.com/video/x448miv_policia-ka-filluar-te-arrestoj-protestues_news
https://www.dailymotion.com/video/x44871p_protesta-para-presidences_news























































