LAJMI I FUNDIT:

Propozohet që të lehtësohen procedurat për Ligjin për Automjete

Propozohet që të lehtësohen procedurat për Ligjin për Automjete

Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu, ka pritur në takim ministrin e Infrastrukturës, Arban Abrashi, me të cilin u diskutua në veçanti për Ligjin e Automjeteve, i cili është në procedurë për plotësim-ndryshim.

Në këtë takim u vlerësua se është shumë e nevojshme të ndërmerren disa veprime, të cilat kanë dalë nga propozimet për ndryshimin e Ligjit të Automjeteve Nr.05/L-132, me të cilin synohet që të lehtësohen procedurat e regjistrimit të mjeteve dhe të rritet siguria në trafik.

Të dy ministrat vendosën që të dy ministritë do të angazhohen përmes grupeve punuese, me qëllim të bashkërendimit të aktiviteteve për hartimin dhe plotësim-ndryshimin e Ligjit në fjalë, si dhe akteve tjera nën-ligjore që e rregullojnë këtë fushë.


Në këtë takim u vlerësua se kjo nismë ligjore do të jetë në pajtim me aktet dhe normat evropiane të cilat e rregullojnë këtë fushë dhe se të dy ministritë do të punojnë intensivisht për të bërë këtë ligj sa më funksional. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë

Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë

Kronika e Zezë
Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë

Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë

Politikë
Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes

Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes

Siguri
Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Drejtësi
Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore

Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore

Lajme
Pengimi i gazetarëve në fushatë, PZAP gjobit Vetëvendosjen me 8 mijë euro

Pengimi i gazetarëve në fushatë, PZAP gjobit Vetëvendosjen me 8 mijë euro

Lajme
Kalo në kategori