LAJMI I FUNDIT:

Propozim martese në gjysmë-maratonën e Prishtinës

Propozim martese në gjysmë-maratonën e Prishtinës

Dy të rinj nga Prishtina kanë vendosur që të bashkojnë dashurinë e tyre përmes garës së gjysmë-maratonës së Prishtinës.

Garuesja me shifër 1051 ka marrë propozimin për martesë nga i dashuri i saj me të arritur në finishin e shtegut, pasi përfundoi me sukses vrapimin e saj në kategorinë 5 kilometërshe.


Ky propozim është mirëpritur nga shumë shikues të cilët me duartrokitje kanë përcjellë çiftin e sapofejuar nga shtegu i vrapimit.