LAJMI I FUNDIT:

Propozim-aktakuzën ndaj Thaçit e Veselit, familjarët e heronjve e quajnë tendencë për njollosje të UÇK-së

Propozim-aktakuzën ndaj Thaçit e Veselit, familjarët e heronjve e quajnë tendencë për njollosje të UÇK-së

Propozim-aktakuzën e ngritur nga Gjykata Speciale ndaj presidentit Hashim Thaçi, kreut të PDK-së, Kadri Veseli dhe nëntë personave të tjerë, familjarët e heronjve të luftës së lavdishme të UÇK-së Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha e konsiderojnë njollosje për UÇK-në.

Ata që dhanë bijtë dhe vëllezërit e tyre për lirinë e Kosovës po habiten me faktin që po akuzohen krerët e UÇK-së për luftë të pastër dhe çlirimtare ndaj një okupatori të egër që kreu vrasje e masakra ndaj popullsisë së pafajshme shqiptare dhe kryesit e këtyre krimeve serbe edhe sot e kësaj dite mbeten të pandëshkuar.


Ata thonë se në vend të kësaj se është dashur të ngrihen padi dhe të dalin para drejtësisë kriminelët e shumtë serbë që nën petkun e kasapit të Ballkanit Sllobodan Millosheviqit vranë e masakruan gra, fëmijë, pleq të pafajshëm, vetëm për shkak se këta të fundit ishin shqiptarë dhe jetonin në trojet e tyre shekullore.

Që nga dita kur e ka marrë lajmin për propozim-aktakuzën ndaj dy krerëve më të lartë të UÇK-së babai i heroit, Hakif Zejnullahu, Sabiti në një rrëfim për KosovaPress thotë se më as gjumi nuk po mund ta bëjë si duhet.

Derisa akuzat i quan të pavërteta, Zejnullahu thotë se në vend që para drejtësisë të sillen fajtorët e krimeve të kryera nga pala serbe në vend, po gjykohen djemtë që e formuan UÇK-në.

“Këto gjëra janë të pavërteta ku (Gjykata Speciale) po e marrin këtë shembull prej Serbisë… Të dënohet një njeri që ndërton shtëpinë dhe jetën e vet, është gjynah i madh. Këta djemtë që e kanë formuar UÇK-në në të gjitha vendet e Kosovës kanë punua për çlirimin e vatanit…Sot është çuar bota në këmbë dhe në vend që me dhënë fajtorin çka ka bërë këtu tash, na kanë rrok me na shkel. Ky është një tmerr i madh… E kam pritur shumë keq pothuajse gjithë natën nuk kam fjetur prej sikletit. Ne gjithmonë të dënuar, të shkelur, nuk e di deri kur po shkon kështu”, tha babai i heroit, Hakif Zejnuallahu.

Jo të drejtë dhe të papranueshme propozim-aktakuzën ndaj Thaçit dhe Veselit e konsideron edhe nipi i heroit, Zahir Pajazitit, Naimi. Ai thotë se Ushtria Çlirimtare e Kosovës ka bërë një luftë të pastër për lirinë dhe pavarësinë e vendit.

Ai thotë se Gjykata Speciale nuk është e drejtë pasi merret vetëm me krimet që pretendohen se janë kryer nga UÇK dhe nuk po i shqyrton krimet e kryera nga forcat serbe në Kosovë.

“Është ngritur një aktakuzë jo e drejtë për faktin se Ushtria Çlirimtare e Kosovës ka qenë ushtri që e ka mbrojtur vendin e vetë, popullin e vetë, ka rrjedh prej popullit krerët e luftës dhe të gjithë ushtarët e UÇK-së, qoftë presidenti, qoftë Kadri Veseli dhe të gjithë ata që kanë rënë për lirinë e Kosovës, kanë luftuar për të drejtat për një shtet të pavarur dhe sovran… Kjo gjykatë është jo e drejtë, sepse i dënon vetëm krimet që pretendohen që i kanë bërë UÇK… Njerëzit që kanë luftuar për Kosovën asnjëherë dhe në asnjë rrethanë nuk do të pranojnë të njollosen, sepse askush nuk mund ta njollosë UÇK-në”, tha ai.

Motra e Edmond Hoxhës, Fakete Hoxha tregon përjetimet që i kanë kaluar ndër vite nga forcat serbe e deri te vrasja e vëllait të saj. Ajo thotë se propozim-aktakuza ndaj Thaçit dhe Veselit i ka rënduar shumë si familje e dëshmorit.

Ajo kërkon nga gjykata që mos ta aprovojë këtë propozim aktakuzë ndaj dy krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, pasi siç thotë Hoxha përmes kësaj aktakuze po tentohet të njolloset lufta e UÇK-së.

“Unë si familje që kemi përjetuar vite të rënda nga sundimi serb qysh nga viti 1981 me burgosje, diferencim pastaj me vrasjen e vëllait qysh në ditët e para të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Aktakuza ndaj çlirimtarëve Ramush Haradinaj dhe Fatmir Limës na ka qitur në një pozitë më të vështirë. Ndërsa kjo aktakuza e fundit që është ngritur ndaj dy personave kyçë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës na ka rënduar si familje besoj jo vetëm si familje, por gjithë popullin e Kosovës janë dy persona që qysh në ditët e hershme të rinisë kanë luftuar dhe kanë bërë një luftë të pastër çlirimtare për popullin e tyre. Duhet të ngritet aktakuzë për gjenocidin që Serbia ka kryer kundër popullit tonë… Besoj dhe shpresoj shumë në gjykatë që nuk do ta aprovojë një aktakuzë të tillë se kjo shihet qartë që është një njollosje e UÇK-së”, u shpreh ajo.

Lajmi për propozim-aktakuzën nga Zyra e Prokurorisë Speciale erdhi pak ditë para takimit Kosovë-Serbi në Shtëpinë e Bardhë. Kreu i shtetit u njoftua derisa po udhëtonte drejt Uashingtonit, derisa më pas ky i fundit e anuloi pjesëmarrjen e tij.

Presidenti Thaçi propozim-aktakuzën ndaj tij dhe Veselit e ka hedhur poshtë, duke thënë se nuk ka kryer krime lufte dhe se ligjin e vetëm që e ka shkelur, ka qenë ai i kasapit të Ballkanit Sllobodan Milllosheviq./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Qeveria vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët

Qeveria vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët

Lajme
Shpërthen një granatë dore në oborrin e një shtëpie në Zveçan

Shpërthen një granatë dore në oborrin e një shtëpie në Zveçan

Lajme
Shpërndanin fotografi dhe video të ndryshme intime, kërkohet paraburgim për administratorin e grupit “Albkings

Shpërndanin fotografi dhe video të ndryshme intime, kërkohet paraburgim për administratorin e grupit “Albkings"

Lajme
Knaus: Kosova ta dërgojë draftin e Asociacionit në Kushtetuese para votimit në maj - nëse veprohet sikur javët e fundit do të ketë sukses

Knaus: Kosova ta dërgojë draftin e Asociacionit në Kushtetuese para votimit në maj - nëse veprohet sikur javët e fundit do të ketë sukses

Lajme
Arrestohet një i dyshuar lidhur me rastin e ukrainases që u gjet e vdekur në autostradën Ferizaj-Prishtinë

Arrestohet një i dyshuar lidhur me rastin e ukrainases që u gjet e vdekur në autostradën Ferizaj-Prishtinë

Drejtësi
Komandanti suprem i NATO-s, Cavoli: Po i shtojmë forcat në Kosovë dhe Bosnje, po sjellim artileri të rëndë

Komandanti suprem i NATO-s, Cavoli: Po i shtojmë forcat në Kosovë dhe Bosnje, po sjellim artileri të rëndë

Lajme
Kalo në kategori