LAJMI I FUNDIT:

Propaganda e Serbisë për tërheqjen e njohjeve për Kosovën, BE të ndërmerr masa ndaj shtetit serb

Propaganda e Serbisë për tërheqjen e njohjeve për Kosovën, BE të ndërmerr masa ndaj shtetit serb

Procesi i njohjes së Pavarësisë së Kosovës nga shtetet tjera të BE-së, po ecën me vështirësi për shkak të propagandës që po bën Serbia.

Kështu të paktën deklaroi sot ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, gjatë raportimit në Komisionin për Punë të Jashtme në Kuvendin e Kosovës.

“Procesi i njohjeve është i vështirë, e jo i lehtë. Ne nuk ndalojmë. Po veprojmë me intensitet të përshpejtuar. Beogradi nuk po kursen asgjë. Synim kanë tërheqjen e njohjeve nga shtetet tjera për Kosovën”, deklaroi Pacolli.


Lidhur me këtë propagandë të Serbisë karshi njohjes së Pavarësisë së Kosovës, Jeta Krasniqi nga KDI ka thënë për Telegrafin se diplomacia e ashpër e Serbisë kundër shtetit të Kosovës shkon në kundërshtim me procesin e normalizimit të marrëdhënieve në mes dy shteteve.

Pacolli: Beogradi nuk po kursen asgjë, njohjet e reja të vështira
Lexo po ashtu Pacolli: Beogradi nuk po kursen asgjë, njohjet e reja të vështira

“Të dy shtetet janë angazhuar prej 8 vitesh në një proces dialogu i cili ka synuar ndër të tjera dhe përmbylljen e të gjithave çështjeve të hapura në mes dy vendeve, dhe kjo qasje destruktive e palës serbe patjetër që duhet të jetë thirrje ndaj BE-së dhe shteteve anëtare të saj për të kërkuar nga Serbia sa më parë të heq dorë nga sjellje të tilla dhe të gjej forcën për tu përballur me realitetin që Kosova tashmë është shtet i pavarur dhe sovran”, ka thënë Krasniqi.

Ajo ka theksuar se pala kosovare duhet të reflektoj qëndrimin e saj në të ardhmen e dialogut Kosovë-Serbi, në radhë të parë duke ndërtuar konsensus politik mbi pritshmërit e palës kosovare në këto bisedime, përfshirë këtu epilogun I cili pa asnjë dyshim se duhet të jetë njohja reciproke.

“Pala kosovare duhet të jetë serioze në këtë proces dhe të tejkaloj politikat ditore dhe të gjej konsensus për këtë çështje shtetërore. Dhe më pas pala kosovare duhet të kërkoj nga lehtësuesi i këtij procesi, pra BE që të ofroj garanci për këtë proces, dhe të ndëshkoj palët në rrugëtimin e tyre drejtë BE-së në raste të sjelljeve të tilla të cila nuk cenojnë vetëm vlerat e BE-së – siç është fqinjësia e mirë dhe vet frymën e paqes dhe stabilitetit.

Pra BE duhet të kërkoj nga Serbia që të ul tonet e saj të ashpra në relacion me Kosovën dhe të përmbush obligimet e saj për normalizim marrëdhëniesh duke e ndërlidhur këtë proces me rrugëtimin e Serbisë në BE”, u shpreh Jeta Krasniqi, menaxhere e projektit të dialogut në Institutin Demokratik të Kosovës.

Krasniqi tutje shtoi se shteti i Kosovës duhet në mënyrë të vazhdueshme të loboj për të konsoliduar subjektivitetin e saj ndërkombëtar, duke dëshmuar rolin e saj në promovimin e paqes dhe stabilitetit, dhe rolin që mund të luan në arenën ndërkombëtare.

Vlen të theksojmë se ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq në vazhdimësi është duke lobuar për tërheqjen e njohjeve për Kosovën, duke bërë të qartë qëndrimin e shtetit serb karshi Pavarësisë së Kosovës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës

Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës

Politikë
Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin

Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin

Politikë
Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht

Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht

Politikë
Italia thotë se dëshiron të shohë Ballkanin Perëndimor në BE para vitit 2030, por Kosova dhe Serbia kanë disa obligime shtesë

Italia thotë se dëshiron të shohë Ballkanin Perëndimor në BE para vitit 2030, por Kosova dhe Serbia kanë disa obligime shtesë

Politikë
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

Lajme
Kalo në kategori