Edhe pse gjithmonë kemi dëgjuar se miqësia mes maceve dhe qenve është e pamundur, kjo shpesh është dëshmuar si e pasaktë.

Kështu ndodhi edhe me maçokun e vogël të zi, Binx, dhe labradorin Kamper, të cilëve nuk u desh shumë kohë për t’u bërë miqtë më të mirë.


Pronarja e tyre, e cila ka edhe një labrador tjetër të quajtur Koda, ishte e shqetësuar për mënyrën se si do të silleshin qentë e mëdhenj dhe nëse do të mund të mësoheshin me maçokun, por frika e saj u zëvendësua shpejt nga gëzimi kur pa sa mirë po shkonin marrëdhëniet mes tyre.

@kampinwithkoda

he loves sitting on top of the dogs 🤣😭 #dogandcat #silverlab #bestfriend #dogsoftiktok #catsoftiktok

Një nga momentet kur ajo e kuptoi që kafshët e saj do të merreshin vesh për mrekulli, ishte kur hyri në dhomën e ndenjjes dhe pamja që pa i solli buzëqeshje në fytyrë: Kamper po qëndronte i shtrirë në qilim, ndërsa Binx ishte rehatuar sipër tij.

Labradori i mirë e dinte se nuk lejohej të ngrihej derisa maçoku të largohej, dhe kjo skenë e ëmbël u filmua nga pronarja, e cila më pas e ndau në profilin e saj në TikTok.

Videoja u bë virale dhe i solli buzëqeshje mijëra përdoruesve të platformës së njohur. /Telegrafi/