LAJMI I FUNDIT:

Promovohet libri “Krimi që pashë me sytë e mi”

Promovohet libri “Krimi që pashë me sytë e mi”

Lufta e Kosovës dhe dhuna e forcave serbe ndaj shqiptarëve u përshkrua me dëshmitë, të cilat janë parë me sytë e vet mjekes së luftës, luftëtares, Teuta Hadri.

Mjekja e Luftës sot ka promovuar librin me dy vëllime: “Krimi që e pashë me sytë e mi”, ditar lufte i vitit 1999.


Aty u prezantua edhe një dokumentar i luftës së vitit 1998, sekuenca të cilat shfaqin tragjedinë dhe krimet e kryera në Drenicë.

“Dëshmitë në këtë libër janë dëshmi autentike, si dhe dëshmi rrëqethëse të luftës ndaj popullit shqiptar. Një libër si ky nuk është thjeshtë një libër, por një histori tragjike e shqiptarëve e cila tragjedi u pa nga afër nga vetë autorja mjeke në luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”,  tha para të pranishmëve redaktori i librit, Bedri Islami.

Ai shtoi se për të shkruar një libër si ky duhesh të kesh guximin, e këtë guxim sipas tij e pati Teuta Hadri, për të cilin ky libër është i libër i dhimbjes por edhe i shpresës.

E vetë autorja Teuta Hadri, ka falënderuar gjithë pjesëmarrësit, e përshëndetje të veçantë i ka drejtuar familjes Jashari.

Në trend Lajme

Më shumë
Ambasadorët e QUINT-it i shkojnë në zyre Kurtit – nuk dihet arsyeja

Ambasadorët e QUINT-it i shkojnë në zyre Kurtit – nuk dihet arsyeja

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
​Kërkohet ligj për Gjergj Kastriotin - Skënderbeun, propozohet 28 tetori si festë kombëtare

​Kërkohet ligj për Gjergj Kastriotin - Skënderbeun, propozohet 28 tetori si festë kombëtare

Lajme
Kosova ia ndaloi hyrjen, Petkoviq arsyetohet se vizita kishte karakter fetar

Kosova ia ndaloi hyrjen, Petkoviq arsyetohet se vizita kishte karakter fetar

Lajme
“Luani i Gllogjanit, ishte kthyer në luan të UÇK-së” – Kurti dhe liderët politikë kujtojnë Luan Haradinajn në 27 vjetorin e rënies së tij

“Luani i Gllogjanit, ishte kthyer në luan të UÇK-së” – Kurti dhe liderët politikë kujtojnë Luan Haradinajn në 27 vjetorin e rënies së tij

Lajme

"Ratko Mlladiq hero i popullit" - grafitet që po provokojnë qytetarët shqiptarë në veri

Lajme
Kalo në kategori