LAJMI I FUNDIT:

Promovohet doracaku për gazetarinë e interesit publik

Promovohet doracaku për gazetarinë e interesit publik

U promovua doracaku për interesin publik në gazetari i cili sipas përpiluesve, nuk trajtohet në mënyrë të përshtatshme nga mediat e vendit. Doracaku është prodhim i Institutit të Studimeve të Komunikimit dhe Shkollës së lartë për Gazetari dhe Marrëdhënie me Publikun dhe i financuar nga Ambasada e Britanisë së Madhe kurse në të janë 10 parimet bazë mbi profesionalizmin dhe interesin publik bazuar në Kodin Etik të Gazetarëve të Maqedonisë, dispozitave ligjore dhe normave ndërkombëtare të raportimit.

“Këtu do t’i gjeni parimet e transparencës, llogaridhënies, mbrojtjen e fëmijëve, të besimit të publikut, të pavarësisë së redaktorëve nga qendrat e pushtetit dhe të ngjashme por për herë të parë, ajo që është e rëndësishme dhe që përpiqemi ta sublimojnë nga ana e përvojave të huaja është testimi i interesit publik. Mediat nuk janë formuar vetëm për përfitim por fillimisht janë formuar për të informuar opinionin dhe arsyeja bazë për të cilën ata punojnë janë qytetarët”, tha për Alsat-M Zhaneta Trajkoska, redaktore e Doracakut.


“Ky doracak përmban dhjetë parime që në njëfarë mënyre garantojnë që mediat të jenë në shërbim të opinionit publik dhe jo në shërbim të partive politike sepse ne jemi dëshmitar të faktit që një pjesë e madhe e mediave ballafaqohen me ndikime të shumta nga qendrat e ndryshme politike dhe qendrat e ndryshme ekonomike. Vetë-rregullimi mund të jetë një instrument shumë i mirë por jo i mjaftueshëm për t’u zgjidhur dhe për t’u tejkaluar kriza mediatike në të cilën gjendet vendi”, tha Sefer Tahiri, autor i Doracakut./Telegrafi/