Komuna e Gostivarit në një komunikatë për Telegrafi Maqedonia ka njoftuar punimet rreth Kompleksit të Xhamisë së Sahatit në Gostivar.
Përfundimi i muajit të Ramazanit dhe ardhja e festës së Fitër Bajramit në qytetin e Gostivarit u shënua me promovimin e investimeve infrastrukturore që lidhen me kultivimin e jetës fetare dhe shoqërore.
Në prani të delegacionit të Komunës së Gostivarit dhe Muftinisë së Bashkësisë Fetare Islame, u promovuan investimet në oborrin e Muftinisë, Medresesë së Vjetër dhe Sahat Kullës së qytetit, respektivisht shtrimi me kalldrëme tradicionale i rrugicave brenda dhe rreth e qark kompleksit fetar si donacion nga kompania “Balkan Porfidi & Construzioni S.R.L”, nga Italia, me pronar shqiptar, Bardhul Durmishi.
“Sonte është nata e fundit e Ramazanit dhe nesër festojmë festën e Bajramit. Kam kënaqësinë që sonte mes dy festave të përurojmë shtrimin e trotuareve brenda dhe përreth Xhamisë së Sahatit me kalldrëm tradicionale, si donacion nga kompania “Balkan Porfidi & Construzioni S.R.L”, nga Italia, me pronar shqiptar, z. Bardhul Durmishi nga Fshati Zhuzhnjë e Rekës së Epërme i cili jeton dhe punon në Trento të Italisë. Në emër të qytetarëve të Gostivarit, administratës së Komunës dhe në emrin tim personal, shfrytëzoj nga rasti të falënderoi z. Bardhul Durmishi për donacionin e dhuruar. Me këtë donacion, Bardhuli tregoi se nuk e ka harruar vendlindjen dhe është shembull shumë i mirë se si një mërgimtar kontribuon për vendlindjen e vete”, tha kryetari Bejta, i cili vuri në dukje që tani kemi një pamje krejtësisht tjetër dhe është pëlqyer shumë si nga qytetarët e Gostivarit ashtu edhe nga vizitorët që kanë vizituar qytetin e Gostivarit.
Muftiu i Gostivarit, Shaqir Fetahu potencoi që: “Xhamia e Sahatit është qendra e gjitha xhamive të territorit të Komunës së Gostivarit, dhe që na lidh me të kaluarën e Islamit në këto troje”.
“Ishte iniciativë e kahmotshme që ky kompleks i Xhamisë së Sahatit të zbukurohet edhe më fuqishëm që njerëzit që e vizitojnë nga brenda dhe nga jashtë të shohin një monument të bukur dhe funksional. Falë të madhit Zot i cili na ndihmoi për ta arritur këtë, në biseda me kryetarin e Komunës, z. Nevat Bejta mori si obligim që të merrem me këtë çështje dhe fal angazhimit maksimal të tij, arriti të bisedon me donatorë të ndryshëm dhe sot kemi një qendër jashtëzakonisht të bukur e punuar ashtu siç duhet dhe paraqitet si unikate. Gostivari tani ka një qendër për të cilin mund të krenohet dhe që të mund të presim mysafirë nga gjitha vendet që vijnë këtu”, tha muftiu Shaqir Fetahu.
Pronari i Kompanisë “Balkan Porfidi & Construzioni S.R.L”, Bardhul Durmishi shprehu falenderim deri tek Muftinia dhe Komuna e Gostivarit që i dhanë mundësinë përvojën gati 25 vjeçare në Itali ta ekspozon në vendlindje.
“Sa herë shkonimin në punë dhe rregullonim oborret e të tjerëve në Itali, i thoja vetës a do vjen një ditë koha që edhe në vendlindje të shtrojmë këto gurrë, dhe ja erdhi dita”, shtoi Durmishi.
Gjatë solemnitetit, u promovuan edhe çezmat që mbajnë emrin e Sahat Kullës si investim i Komunës së Gostivarit dhe model unikat i ndërthurur me tradicionalen dhe modernen.
Donacioni dhe investimi kalojnë vlerën mbi 100 mijë euro, kurse Komuna e Gostivarit u kujdes për transportin dhe vendosjen e tyre.
Duhet theksuar se në pjesën qendrore të qytetit u rregullua edhe ndriçimin publik, dhe po ashtu u bë rinovimi i objektit të medresesë së vjetër si dhe u restaurua objekti i Sahat Kullës së qytetit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit – shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Dosja – E dashura e Safet Bajrit arrestohet në lidhje me vrasjen e Fatbardh Licit

A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

Abdixhiku, Hamzës e Haradinajt: I takon Kurtit ta nis procesin, kot takohemi, kot flasim

Abdixhiku: Arben Gashi e Paris Guri do të jenë deputetë të ardhshëm

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës