LAJMI I FUNDIT:

Promovohen pjesëtarët e sigurimit të cilët mbrojtën deputetët më 27 prill në Kuvendin e Maqedonisë

Promovohen pjesëtarët e sigurimit të cilët mbrojtën deputetët më 27 prill në Kuvendin e Maqedonisë

Zyrtarët policorë nga sigurimi i ministrit të Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, të cilët gjatë të “enjtes të përgjakshme” mbrojtën deputetët, janë graduar në shefa të disa drejtorive dhe sektorëve në MPB.

Sipas “Fokus”, Sasho Tasevski, është vendosur shef i Departamentit për siguri, ose siç quhet Drejtorisë së gjashtë, ndërsa Aco Angellovski është vendosur në krye të Sektorit për siguri parandaluese në MPB, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Këto pjesëtarë të sigurimit dolën në mbrojtje të deputetëve dhe ishin të parët në radhë duke u përleshur me protestuesit e dhunshëm.


Më 27 prill, pas zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit, disa protestues të cilët protestonin “për mbrojtje të shtetit” u futën në Kuvend dhe rrahën disa deputetë, ku më shumë pësoi Ziadin Sela./Telegrafi/