LAJMI I FUNDIT:

Prokurorja Stefanova kërkon dënim me kusht për Jankulloskën dhe Protugjer

Prokurorja Stefanova kërkon dënim me kusht për Jankulloskën dhe Protugjer

Gordana Jankulloska, Martin Protugjer, Mile Janakieski, Munir Pepiq dhe katër persona të tjerë të akuzuar në rastin e ish-PSP-së “Titanik” për organizatë kriminale dhe disa vepra lidhur me keqpërdorime zgjedhore e pranuan fajësinë.

Pasi tetë nga të akuzuarit e pranuan fajësinë, prokurorja Lile Stefanova kërkoi dënime me kusht për gjashtë nga të akuzuarit.

“Si prokuror publik e vlerësoj jashtëzakonisht veprën që këta persona kanë bërë dhe kanë pranuar fajësinë për veprën penale për të cilët akuzohen. Pranimi i fajit në vetvete është një lehtësim i madh dhe mendoj se gjykata me rastin e caktimit të dënimit duhet ta vlerësojë pranimin e fajit si rrethanë lehtësuese. Secili nga prokurorët e pranishëm ka qëndrimet e veta lehtësuese dhe rënduese që gjykata duhet t’i vlerësojë me rastin e dhënies së aktgjykimit”, tha Lile Stefanova.


Ajo para gjyqtarit Osman Shabani theksoi se gjashtë nga të akuzuarit duhet të marrin dënime me kusht, sepse kanë një sërë rrethanash lehtësuese. Vetëm për të akuzuarit Mile Janakieski dhe Kosta Mitrovski është kërkuar lehtësim, por jo dënim me kusht./Telegrafi/

Janakieski, Jankulloska dhe Protugjer pranojnë fajin për rastin “Titanik”
Lexo po ashtu Janakieski, Jankulloska dhe Protugjer pranojnë fajin për rastin “Titanik”

Në trend Lajme

Më shumë
Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Lajme
Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Lajme
Analistët komentojnë

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Politikë
Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Lajme
Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Siguri
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Kalo në kategori