LAJMI I FUNDIT:

Prokurorja Hajdari: Kemi siguruar prova të mjaftueshme për aferën “Pronto2”

Prokurorja Hajdari: Kemi siguruar prova të mjaftueshme për aferën “Pronto2”

Prokuroria Speciale e Kosovës, Drita Hajdari, deklaron se ka siguruar prova të mjaftueshme për të dyshuarit e rastit “Pronto 2”, ku ditët në vazhdim pritet të shpallet aktakuza kundër Adem Grabovcit dhe 7 zyrtarëve të tjerë duke përfshirë këtu deputetin e PDK-së, Zenun Pajazitin dhe ish ministrin Besim Beqaj.

Prokurorja ka thënë se Prokuroria ka filluar hetimin në rastet në të cilat disponon me prova të mjaftueshme për fillimin e hetimit.


Ajo ka thënë se ende nuk dihet se kur do të paraqitet aktakuza kundër të pandehurve për faktin se lënda është shumë voluminoze.

“Prokuroria ka filluar hetimin në rastet në të cilat disponon me prova të mjaftueshme për fillimin e hetimit. Hetimi është në zhvillim e sipër dhe nuk mund të prognozoj se sa do të zgjasin hetimet deri në paraqitjen e aktakuzës”, ka thënë ajo.

Sipas Prokurores Hajdari, në disa nga rastet është paraqitur nevoja për sigurimin e informacioneve të caktuara edhe nga Policia e Kosovës.

“Akoma jemi duke i analizuar bisedat telefonike dhe jemi duke bërë vlerësimin nëse ato mbajnë elemente të veprës penale”, ka thënë Prokurorja Hajdari./Indeksonline/