Prokuroria e Krimeve të Rënda i ka lënë afat Ministrisë së Drejtësisë deri këtë të premte për të mbyllur përkthimin e dosjes “Habilaj” dhe për ta dorëzuar në funksion të hetimeve të nisura.
1800 fletët e fashikullit hetimor të një grupi kriminal që ishte përfshirë në trafik kanabisi, janë përcjellë përmes një letërporosie nga drejtësia italiane në datën 19 tetor.
Ndërkohë që vetëm pasi ky material t’i jepet në shqip akuzës, grupi i hetimit do të vendosë se kur do ta thërrasë për ta pyetur ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri, i cili më herët ka dalë para prokurorëve me kërkesë të tij.
Prokurorët presin përkthimin urgjent të dosjes edhe për një arsye tjetër që ka lidhje me vendimin e arrestit me afat 20 ditor për një tjetër të kërkuar nga drejtësia italiane, shtetasin Nazer Seiti për ekstradimin e të cilit gjithashtu janë lënë 20 ditë kohë.
Megjithatë siç është shprehur avokati i tij mbrojtës, Seiti preferon më tepër t’i dorëzohet Italisë sesa të gjykohet në Shqipëri. Ndërsa ngjan se prokurorët janë në pritje të përkthimit për veprimet e mëtejshme, për te zbardhur dosjen “Habilaj” dhe për të hedhur dritë mbi dyshimet, grupi i prokurorëve ka sekuestruar librin e takimeve nga viti 2013 deri në 2017.
Bëhet fjalë për periudhën kur në krye të Ministrisë së Brendshme ishte Saimir Tahiri, të cilit do t’i rishikohen në lupë edhe emrat e personave që ka pritur në zyrë. Ky veprim hetimor po kryhet për të verifikuar përgjimet e italianëve të njërit prej të dyshuarve në grup, shtetasit Florian Habilaj.
I njohuri ndryshe si “Lolo”, ai tregon se do shkojë në Tiranë të takojë shefin e madh. Në funksion të këtyre hetimeve u janë kërkuar gjithashtu kompanive celulare që të dorëzojnë komunikimet telefonike të ish-ministrit të Brendshëm dhe të tre vëllezërve Habilaj si edhe qelizat e telefonave të tyre. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë"SHBA të çojë dronë në Kosovë", Serwer: Vuçiq do "Serbinë e madhe", Asociacioni pas njohjes së Kosovës nga Serbia
Vetëdorëzohet 23-vjeçari qe ekzekutoi policin e 'Shqiponjave'
Deputeti i LVV-së kundër idesë së Kurtit për shpërbërjen e Kuvendit
Kurti në Kotor, takohet me përfaqësuesit e SHBA-së dhe BE-së
PDK-ja s’ka vija të kuqe me asnjë parti, përfshirë edhe VV-në e Kurtit
Të enjten pluhuri Saharian arrinë në Kosovë - do të ketë shi me baltë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"SHBA të çojë dronë në Kosovë", Serwer: Vuçiq do "Serbinë e madhe", Asociacioni pas njohjes së Kosovës nga Serbia
Flet i dyshuari që plagosi kryeministrin sllovak - tregon motivin pse e kreu atentatin ndaj Ficos
Kush është Robert Fico, kryeministri i plagosur sllovak?
Ousmane Dembele: Ashtu siç tha Marcel Desailly, Mbappe do të transferohet në Ligën Saudite
Publikohen pamjet e momentit të atentatit ndaj kryeministrit sllovak
Vetëdorëzohet 23-vjeçari qe ekzekutoi policin e 'Shqiponjave'