Policia e Kosovës sot rreth orës 10:30 ka pranuar informatën për mjete shpërthyese në dy objekte në kryeqytet.

Edhe pse policia nuk dha detaje se për cilat objekte bëhet fjalë, tashmë është bërë e ditur se kërcënimi që është bërë përmes telefonit është bërë direkt në Këshillin Gjyqësor të Kosovës si dhe Prokurorinë Speciale.


Në Prokurorinë Speciale kanë thënë për Telegrafin se nuk kanë pranuar kërcënim direkt, dhe se kërcënimin e kanë marrë përmes telefonatës që i është bërë KGJK-së.

" Mund ta konfirmoj se nuk kemi pranuar një kërcënim të drejtpërdrejtë. Por, kur është pranuar telefonata kërcënuese në Këshillin Gjyqësor të Kosovës (KGJK) aty është përmendur edhe Gjykata Speciale, dhe duke e pasur parasysh që në Kosovë nuk ka Gjykatë Speciale atëherë ka lënë të kuptohet që është fjala për Prokurorinë Speciale", ka deklaruar zëdhënësi i Prokurorisë, Ekrem Luftifu.

60908825 357017814951456 506609916757147648 n e1558701879107

Ai ka thënë se pas kësaj i gjithë stafi i Prokurorisë është evakuuar nga objekti, deri sa të vërtetohet nga ana e policisë se çdo gjë është në rregull. /Telegrafi/

61094592 433015190856375 7277227814217056256 n