LAJMI I FUNDIT:

Prokuroria Speciale thotë se Agim Sahitaj ka qenë pjesëmarrës në vrasjen e 38 civilëve në Sopi të Suharekës

Prokuroria Speciale thotë se Agim Sahitaj ka qenë pjesëmarrës në vrasjen e 38 civilëve në Sopi të Suharekës

Prokuroria Speciale e Kosovës pretendon se Agim Sahitaj nga Sopia e Suharekës, në bashkëpunim me forcat serbe, kreu krime në këtë fshat – saktësisht në familjen Elshani – ndërsa ka marrë pjesë në deportimin e bashkëfshatarëve shqiptarë nga Sopia.

Në deklaratën që Sahitaj e ka dhënë para gjykatësit të procedurës paraprake, përpos se ka deklarua pafajësinë, ka thënë se disa herë që nga paslufta e kishte vizituar fshatin dhe se nuk ishte përndjekur nga askush.

“Në fshat i kam vëllezërit dhe sa herë që vijë nga Gjermania i vizitoj”, ka thënë Sahitaj.


Prokuroria Speciale pretendon se gjatë kohës së luftës në Kosovë, në prill të vitit 1999, i dyshuari Agim Sahitaj, i uniformuar dhe i armatosur, ka vepruar së bashku me pjesëtarët e forcave serbe ku kanë vrarë, plagosur, rrahur, maltretuar, plaçkitur dhe dëbuar me forcë nga shtëpitë e tyre e në drejtim të Shqipërisë popullatën civile shqiptare. Prokurori i prokurorisë speciale, Sylë Hoxha, gjatë leximit të kërkesës mbi caktimin e masës së paraburgimit ka deklaruar se i dyshuari në bashkëkryerje ka kryer krime kundër civilëve shqiptarë.

“Gjatë vitit 1999, me datën 2 prill, Agim Sahitaj, së bashku me pjesëtarët e forcave serbe kanë hyrë në një shtëpi në fshatin Sopi të Suharekës, ku aty edhe ka plagosur në këmbën e djathë S.E., ndërsa ka vrarë në vend A.K., pastaj i dyshuari ka shtënë në drejtim të A.E., por për fat nuk e ka qëlluar”, ka thënë prokuroi i rastit Sylë Hoxha. “Po ashtu, në ditën kritike i njëjti, në bashkëkryerje me personat e tjerë, ka marrë pjesë në plaçkitje, rrahje, maltretime dhe se në të njëjtën ditë në fshatin Sopi janë vrarë 38 civilë shqiptarë pa uniforma. Po ashtu, siç shihet nga shkresat e lëndës”.

Në dosjen e lëndës nuk sqarohen arsyet pse 18 vite pasluftës prokuroria nuk kishte ndërmarrë asnjë veprim për të hetuar këto veprime të dyshimta, përderisa njëra nga arsyet kryesore të caktimit të paraburgimit është rreziku që i dyshuari të ikë nga vendi.

Sahitaj është arrestuar javën e kaluar me urdhër të Prokurorisë Speciale, ndërsa do qëndrojë në paraburgim për 30 nëse nuk ka një vendim tjetër. /kallxo.com/

Në trend Lajme

Më shumë
Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Lajme
Avokati Gashi për mos zbatimin e vendimit të gjykatës nga Kurti: Është gabim, institucionet dhe ligji duhet respektuar

Avokati Gashi për mos zbatimin e vendimit të gjykatës nga Kurti: Është gabim, institucionet dhe ligji duhet respektuar

Lajme
E përmendi kryeministrin disa herë gjatë seancës së Kuvendit të Serbisë, këshilltari i Kurtit i reagon Brnabiqit

E përmendi kryeministrin disa herë gjatë seancës së Kuvendit të Serbisë, këshilltari i Kurtit i reagon Brnabiqit

Lajme
Mushkolaj: Kurti nuk do ta fitojë betejën me shtetin

Mushkolaj: Kurti nuk do ta fitojë betejën me shtetin

Lajme
KQZ-ja numëron të gjitha votat me postë, këto janë rezultatet

KQZ-ja numëron të gjitha votat me postë, këto janë rezultatet

Lajme
Dyshime për manipulime në votimin e diasporës: Vetëvendosje kërkon hetim të plotë

Dyshime për manipulime në votimin e diasporës: Vetëvendosje kërkon hetim të plotë

Lajme
Kalo në kategori