Prokuroria Speciale e Kosovës ka vendosur që listës së rasteve të shënjestruara, t’ia shtoj edhe sulmin terrorist të Banjskës.
Sulmit terrorist të Banjskës, Prokuroria Speciale i ka dhënë zyrtarisht një trajtim më të veçantë.
E ka bërë pjesë të listës së rasteve të shënjestruara.
Megjithatë, në njoftimin e lëshuar për mediet, Specialja nuk ka treguar nëse do t’i trajtojë edhe veprat penale të cilat ndërlidhen me terrorizmin.
“Prokuroria Speciale njofton se rasti është shenjëstruar për ‘Shpëlarja e parave’, si dhe vepra të tjera penale. Gjithashtu, ju njoftojmë se në kuadër të hetimeve janë sekuestruar dhe konfiskuar sasi e madhe e armatimit të llojit të ndryshëm, rreth tridhjetë (30) vetura, si dhe pasuri të paluajtshme rreth njëzet milion (20.000.000) euro”, ka thënë Prokuroria Speciale.
Një pjesë e pasurisë së paluajtshme prej 20 milionë eurosh, besohet ta kenë për pronar, ish-nënkryetarin e Listës Serbe, Milan Radojiçiq, duke përfshirë edhe vilën luksoze buzë Liqenit të Ujmanit.
Vendimi është marrë në një takim të cilin e ka kryesuar kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj.
Sikur Banjska, Prokuroria ka të shënjestruara edhe dhjetëra raste të tjera, shumë prej të cilave nuk arriti t’i përfundojë suksesshëm.
Shënjestrimi kishte nisur të përdorej si praktikë, pasi ishte një nga kriteret e Bashkimit Evropian për liberalizimin e vizave, të cilit tashmë vlerësohet t’i ketë kaluar koha.
“Shënjestrimi i rasteve konsideroj që në esencë është i tejkaluar. Nuk ka prodhuar asnjë efekt pozitiv dhe mbi të gjitha nuk e ka përmirësuar në asnjë formë cilësinë e drejtësisë që u ofrohet qytetarëve të Republikës së Kosovës”, ka theksuar Labinot Leposhtica – BIRN.
Labinot Leposhtica që i ka monitoruar nga afër shumë prej rasteve të shënjestruara, tregon se disa u vjetërsuan, e të tjera përfunduan me aktgjykime liruese.
“Edhe pse këto raste do të duhej të trajtoheshin me prioritet, do të duhej të trajtoheshin në mënyrën më të mirë të mundshme, qoftë gjatë hetimeve, por edhe gjatë shqyrtimit gjyqësor, e kemi parë që edhe në këto raste ka pasur parashkrim, pra vjetërsim. Që është një absurditet i llojit të vet, sepse vetë procesi i shënjestrimit të rasteve ka nënkuptuar që këto janë raste shumë të rëndësishme dhe si të tilla, ecuria e tyre duhet të përcillet dhe duhet t’i kushtohet vëmendje”, ka shtuar Labinot Leposhtica – BIRN.
Në mesin e rasteve të tjera të parashkruara, janë Hidrocentralet, ku të akuzuar kanë qenë disa ish-ministra, Feronikeli e rasti FAN, ku ishte i akuzuar një ish-deputet./RTV Dukagjini/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Rezultati zgjedhor, analistët paralajmërojnë qeverisje të përkohshme

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë