LAJMI I FUNDIT:

Prokuroria Speciale ngrit aktakuzë kundër shtatë të pandehurve për vepra penale që ndërlidhen me korrupsionin

Prokuroria Speciale ngrit aktakuzë kundër shtatë të pandehurve për vepra penale që ndërlidhen me korrupsionin
Foto: Arkiv

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë kundër shtatë të pandehurve për vepra penale që ndërlidhen me korrupsionin

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur sot aktakuzë në Departamentin Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë, kundër shtatë të pandehurve, pasi që ekziston dyshimi i bazuar mirë se të njëjtit kanë kryer veprat penale si në vijim:

Për të pandehurin T.M. ekziston dyshimi i bazuar se ka kryer veprat penale Përvetësimi në Detyrë nga neni 425 paragrafi 1 lidhur me paragrafin 3 të KPRK-së, nr.04/L-082 dhe Falsifikim i Dokumenteve nga neni 390 paragrafi 1 lidhur me paragrafin 2 të KPRK-së.


Për të pandehurin A.O. ekziston dyshimi i bazuar se ka kryer veprat penale Përvetësimi në Detyrë nga neni 418 paragrafi 1 lidhur me paragrafi 3 të KPRK-së, nr.06/L-074 dhe Falsifikim i Dokumenteve nga neni 390 paragrafi 1 lidhur me paragrafin 2 të KPRK-së.

Për të pandehurin D.C. ekziston dyshimi i bazuar se ka kryer veprën penale Falsifikim i Dokumenteve nga neni 390 paragrafi 1 lidhur me paragrafin 3 dhe lidhur me nenin 31 të KPRK-së.

Për të pandehurit A.L. dhe F.A. ekziston dyshimi i bazuar se kanë kryer veprën penale Mashtrim nga neni 335 paragrafi 1 lidhur me paragrafin 5 dhe nenin 31 të KPRK-së nr.04/L-082 dhe Keqpërdorim dhe mashtrim në prokurim publik nga neni 415 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 3 dhe nenin 31 të KPRK-së dhe veprën penale në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale Shmangie nga Tatimi nga neni 307 paragrafi 3 lidhur me paragrafi 1 dhe nenin 31 të KPRK-së.

Ndërkaq, për të pandehurin G.H. ekziston dyshimi i bazuar se ka kryer veprën penale Dokumente të rrejshme lidhur me tatimin nga neni 308 paragrafi 2 dhe 3 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
SHBA i jep dritën e gjelbër FSK-së për blerjen e helikopterëve

SHBA i jep dritën e gjelbër FSK-së për blerjen e helikopterëve

Siguri
Çfarë ndodh me trupin nën ndikimin e anestezisë, çfarë përbërje ka dhe pse i humbasim ndjenjat? Të gjitha i sqaron anesteziologu Gazmend Spahija

Çfarë ndodh me trupin nën ndikimin e anestezisë, çfarë përbërje ka dhe pse i humbasim ndjenjat? Të gjitha i sqaron anesteziologu Gazmend Spahija

Shëndetësi
Pse EULEX-i përforcoi Njësinë e Specializuar Policore në Kosovë, flet eksperti i sigurisë

Pse EULEX-i përforcoi Njësinë e Specializuar Policore në Kosovë, flet eksperti i sigurisë

Siguri
Histori prekëse: Si ndikoi babai i Gazmir Racit në kthimin e Driton Kukës në Kosovë

Histori prekëse: Si ndikoi babai i Gazmir Racit në kthimin e Driton Kukës në Kosovë

Politikë
Presidenti i Bangladeshit i kërkon Kosovës të blejë nga vendi i tij veshje dhe barna

Presidenti i Bangladeshit i kërkon Kosovës të blejë nga vendi i tij veshje dhe barna

Lajme
Gjatë vitit 2024, Serbia i pasivizoi 422 adresa të shqiptarëve në Bujanoc

Gjatë vitit 2024, Serbia i pasivizoi 422 adresa të shqiptarëve në Bujanoc

Lugina
Kalo në kategori