LAJMI I FUNDIT:

Prokuroria Speciale heq dorë nga aktakuza kundër Sylejman Selimit

Prokuroria Speciale heq dorë nga aktakuza kundër Sylejman Selimit

Katër ditë pasi ish-gjeneralit të UÇK-së, Sylejman Selimit, iu vërtetua dënimi me burg me akuzën torturim dhe rrahje të civilëve, ka ardhur një lajm i mirë për të. Një aktakuzë tjetër ndaj tij, që kishte të bënte dhe me dhunim seksual, nuk do të rikthehet në gjykim.

Prokuroria speciale ka hequr dorë nga aktakuza kundër Sylejman Selimit, Nexhat Qubrelit, Shefki Hysenit dhe Ismet Haxhës.


Ata akuzoheshin për krime lufte kundër popullatës civile. Selimi dhe të tjerët kanë qenë në akuzuar për rrahjen e dy vajzave shqiptare nga Mitrovica.

Akuza kishte të bënte edhe me dhunim seksual të tyre.

Prokuroria ka hequr dorë nga akuza pak ditë para fillimit të rigjykimit ne Gjykatën Themelore të Mitrovicës.

Lajmin për këtë e ka konfirmuar për Insajderin i akuzuari Shefki Hyseni.

Me 15 qershor të këtij viti, Gjykata e Apelit kishte vendosur të mërkurën që rastin gjyqësor kundër ish-ambasadorit të Kosovës në Tiranë, Sylejman Selimi, që ka të bëjë me “cenimin e integritetit trupor dhe shëndetit të një femre civile shqiptare e Kosovës dhe torturimin e një femre tjetër civile shqiptare e Kosovës”, ta kthejë në rigjykim.

“Më 5 prill 2016, një Kolegj i Gjykatës së Apelit, i përbërë nga dy gjyqtarë ndërkombëtarë dhe një vendas, ka vendosur lidhur me ankesën e PSRK-së kundër aktgjykimit lirues të Gjykatës Themelore të Mitrovicës për një rast të krimeve të luftës kundër popullatës civile. Ky Kolegj i Apelit me votim unanim vendosi që aktgjykimin e shkallës së parë ta anulojë pjesërisht dhe lëndën ta dërgojë në rigjykim”, thuhej në njoftimin e Gjykatës së Apelit.

Vetëm katër ditë më parë, Gjykata e Apelit, publikoi aktgjykimin kundër Sylejman Selimit, ish-komandant i përgjithshëm i UÇK-së dhe të tjerëve. Selimit i është ulur dënimi nga tetë, në shtatë vjet burgim.

Kësisoj Selimi, nuk do të përballet edhe me një aktakuzë tjetër.

Sylejman Selimi, Ismet Haxha, Nexhat Qubreli dhe Shefki Hyseni ishin liruar nga akuzat në maj të vitit 2014 nga Gjykata Themelore e Mitrovicës

“Megjithatë, Kolegji i Apelit vlerësoi se lënda duhet të dërgohet në rigjykim në lidhje me identifikimin e të pandehurit S.S, përfshirjen e të pandehurit I.H. në ekzekutimin e simuluar dhe identifikimin e Sh. H. në rastin e përdhunimit”./Insajderi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ndalimi i policëve të Kosovës, DASH: Serbia po bën veprime përshkallëzuese

Ndalimi i policëve të Kosovës, DASH: Serbia po bën veprime përshkallëzuese

Lajme
Brnabiq arsyeton arrestimin e zv.drejtorit Jankoviq, reagon Surroi: Ndërhyrje në identitetin e serbëve të Kosovës

Brnabiq arsyeton arrestimin e zv.drejtorit Jankoviq, reagon Surroi: Ndërhyrje në identitetin e serbëve të Kosovës

Lajme
Pronari i “Zhitia Turist” tregon se çfarë u është thënë udhëtarëve të ndaluar nga Serbia në kufi

Pronari i “Zhitia Turist” tregon se çfarë u është thënë udhëtarëve të ndaluar nga Serbia në kufi

Lajme
Qeveria e RMV-së vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët

Qeveria e RMV-së vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët

Lajme
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
Pa marrëveshje për dinarin, Bislimi: Ishte takim i kotë, Serbia e painteresuar për marrëveshje

Pa marrëveshje për dinarin, Bislimi: Ishte takim i kotë, Serbia e painteresuar për marrëveshje

Lajme
Kalo në kategori