LAJMI I FUNDIT:

Prokuroria Publike e Maqedonisë i ndjek ngjarjet lidhur me procesin zgjedhor, nesër do të ketë kujdestari shtesë

Prokuroria Publike e Maqedonisë i ndjek ngjarjet lidhur me procesin zgjedhor, nesër do të ketë kujdestari shtesë

Prokuroria publike e Republikës së Maqedonisë së Veriut vazhdon në kontinuitet t’i ndjek ngjarjet lidhur me procesin zgjedhor, përmes Komisonit të formuar të përkohshëm për ndjekjen e parregullsive eventuale lidhur me kryerjen e veprave penale kundër zgjedhjeve dhe votimit nga Kodi penal dhe veprave tjera penale, të cilat do të kryheshin gjatë organizimit dhe zbatimit të zgjedhjeve lokale.

“Prokurorët publikë me përkushtim veprojnë në luftën kundër veprave penale lidhur me procesin zgjedhor dhe votimin, duke dhënë kontribut drejt shkatërrimit të tyre dhe parandalimit, kumtuan nga Shërbimi për marrëdhënie me opinionin pranë Prokurorisë publike të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Edhe gjatë ditës zgjedhore, në rrethin e dytë zgjedhor, më 31 tetor të vitit 2021, do të vendosen kujdestari shtesë në prokuroritë publike. Në kuadër të raportimit të ndërsjellë të koordinuar, thuhet në kumtesë, Komisioni do ta ndjek procesin e votimit në të gjitha komunat, ku ka rreth të dytë të zgjedhjeve.


Prokuroria publike e Republikës së Maqedonisë së Veriut përkujton se në funksion është adresa e hapur elektronike izbori@jorm,mk, ku secili që konsideron se në ndonjë procedurë ka indikacione për vepër të kryer penale lidhur me procesin zgjehdor, mund të parashtrojë ankesë/paraqitje deri te Komisioni për ndjekjen e parregullsive zgjedhore.

Në trend Lajme

Më shumë
Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Politikë
Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Politikë
Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Politikë
Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Lajme
20 mijë euro kesh ia vjedhin në shtëpi një personi në Llapnasellë të Graçanicës

20 mijë euro kesh ia vjedhin në shtëpi një personi në Llapnasellë të Graçanicës

Kronika e Zezë
Kontrollet e policisë në disa komuna në veri, Policia jep detaje

Kontrollet e policisë në disa komuna në veri, Policia jep detaje

Lajme
Kalo në kategori