LAJMI I FUNDIT:

Prokuroria propozon masa kujdesi për shoferët që morën pjesë në aksidentin në rrugën Gostivar – Tetovë

Prokuroria propozon masa kujdesi për shoferët që morën pjesë në aksidentin në rrugën Gostivar – Tetovë

Prokuroria Themelore Publike e Gostivarit ka nisur procedurën dhe ka propozuar masa kujdesi për dy persona pas aksidentit të pardjeshëm të trafikut në magjistralen Gostivar-Tetovë.

Bëhet fjalë për dy drejtuesit e mjeteve, pasi sipas informacioneve fillestare, njëri 19-vjeçar nga Vrapçishti me nënshtetësi të RMV-së dhe Sllovenisë e ka vozitur veturën Mercedes me shpejtësi më të madhe se shpejtësia e lejuar, ndërsa 47-vjeçari i dytë nga Ohri duke drejtuar veturën Hyundai ka ndërruar korsi pa u siguruar më parë se mund ta bëjë këtë pa rrezikuar përdoruesit e tjerë të rrugës.

“Në aksidentin mes dy veturave që po udhëtonin njëra pas tjetrës në drejtim të Gostivarit, bashkëudhëtarja në Hyundai ka humbur jetën, ndërsa katër pjesëmarrësit e tjerë kanë mbetur të lënduar. Rrjedhimisht, ekziston dyshimi i arsyeshëm se dy të dyshuarit mund të jenë autorë të “Krime të rënda kundër sigurisë së njerëzve dhe pronës në komunikacion””.


“Prokurori publik propozoi që të dyve t’u konfiskohen dokumentet e udhëtimit, t’u ndalohet dalja nga vendbanimi dhe të kërkohet që të paraqiten rregullisht te organi kompetent derisa procedura është duke vazhduar”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Në trend Lajme

Më shumë
​Kurti, politikani më i votuari në Kosovë – thyen rekordin e presidentes Vjosa Osmani

​Kurti, politikani më i votuari në Kosovë – thyen rekordin e presidentes Vjosa Osmani

Lajme
Qeveria merr vendimin, mbyllet platforma TikTok në Shqipëri

Qeveria merr vendimin, mbyllet platforma TikTok në Shqipëri

Lajme
Departamenti amerikan i Mbrojtjes: Nuk ka ndryshime të planifikuara për trupat në Kosovë

Departamenti amerikan i Mbrojtjes: Nuk ka ndryshime të planifikuara për trupat në Kosovë

Siguri
A po rrezikon Kurti arrestimin për shkak të mos paraqitjes në prokurori për intervistim? Flasin njohësit e sistemit të drejtësisë

A po rrezikon Kurti arrestimin për shkak të mos paraqitjes në prokurori për intervistim? Flasin njohësit e sistemit të drejtësisë

Lajme
​Shoqatat e dala nga lufta bëjnë homazhe në Prekaz, Jashari: Në qeveri ka njerëz anti-UÇK

​Shoqatat e dala nga lufta bëjnë homazhe në Prekaz, Jashari: Në qeveri ka njerëz anti-UÇK

Lajme
Osmani pritet nga Rifat Jashari në Kullën e Jasharajave: Mbesin dritë udhërrëfyese për ne

Osmani pritet nga Rifat Jashari në Kullën e Jasharajave: Mbesin dritë udhërrëfyese për ne

Lajme
Kalo në kategori