Autoritetet serbe po përpiqen që përgjegjësinë për sulmin në veri të Kosovës t’ia bartin Bosnjës e Hercegovinës. Në urdhrin për zhvillimin e hetimeve kundër Milan Radoiçiqit, thuhet se lideri i këtij formacioni paraushtarak ka marrë armë në Tuzla.
Prokuroria e Lartë Publike në Beograd tha se ka marrë në pyetje Milan Radoiçiqin, i cili mori përgjegjësinë për organizimin e sulmit në Banjskë – fshat në pjesën veriore të Kosovës.
Në njoftim thuhet se ai u intervistua nën dyshimet se me disa persona të panjohur, kanë kryer vepra penale që lidhen me “prodhim, mbajtje dhe trafikim pa leje të armëve të zjarrit dhe lëndëve plasëse” si dhe me “vepra të rënda kundër sigurisë së përgjithshme”.
“Milan Radoiçiq akuzohet se nga janari i vitit 2023 deri më 24 shtator ka blerë armë, municion dhe mjete shpërthyese me fuqi të madhe shkatërruese nga Tuzla, Federata e Bosnjës dhe Hercegovinës, të cilat më së shpeshti i janë dorëzuar në territorin e qytetit të Beogradit. në relacionin Bubanj Potok – Vërçin, dhe të cilat më pas i ka transportuar dhe ruajtur në lokacione të pacaktuara në territorin e Kosovës, ku i ka fshehur në objekte dhe pyje të braktisura, kështu që si udhëheqës i një grupi me disa persona të panjohur, me veprim të përbashkët dhe një veprim përgjithësisht të rrezikshëm më 24 shtator ka shkaktuar rrezik për jetën e njerëzve në qytetin e Banjskës në territorin e Kosovës, thuhet në njoftimin e Prokurorisë së Lartë Publike, transmeton Telegrafi.
Sipas saj, i dyshuari e ka mohuar kryerjen e veprave të përmendura penale.
Ministria e Brendshme e Serbisë njoftoi më herët se ka kontrolluar banesën dhe ambientet e tjera të Radoiçiqit dhe se atij i është shqiptuar masa e ndalimit për 48 orë, nën dyshimin për “trafikim armësh”
MPB-ja serbe tha se Radoiçiq u dërgua në Prokurorinë e Lartë Publike në Beograd me kallëzim penal, por nuk dha më shumë detaje.
Më 29 shtator, Radoiçiq, përmes një letre të lexuar nga avokati i tij, Goran Petronijeviq, mori përgjegjësinë për organizimin e sulmit në Banjskë.
Në këtë fshat të komunës së Zveçanit, grupe të armatosura serbësh sulmuan policinë e Kosovës më 24 shtator, duke vrarë rreshterin Afrim Bunjaku.
Në shkëmbimin e zjarrit që pasoi, u vranë edhe tre sulmues.
Radoiçiq ishte nënkryetar i Listës Serbe – partisë më të madhe të serbëve të Kosovës – por dha dorëheqje nga kjo pozitë në ditën kur mori përgjegjësinë për sulmin.
Pas seancës dëgjimore, Prokuroria tha se i propozoi gjyqtarit të procedurës paraprake të Gjykatës së Lartë në Beograd që të caktojë masën e paraburgimit për të dyshuarin, për shkak të rrezikut të arratisjes.
Më 30 shtator, siç njoftoi MPB-ja e Serbisë, Radoiçiq dha deklaratë “në cilësinë e qytetarit” për “rrethanat e ngjarjes tragjike në Banjskë”.
Atë ditë u tha se Prokuroria e Lartë Publike në Beograd do të ndërmarrë masa dhe veprime të mëtutjeshme procedurale në kompetencë të saj.
Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, tha në një intervistë për Radion Evropa e Lirë më 29 shtator se autoritetet përgjegjëse të Kosovës, përmes partnerëve ndërkombëtarë, do të kërkojnë ekstradimin nga Serbia në Kosovë “të të gjithë atyre që kanë qenë të përfshirë në planifikimin dhe realizimin e aksionit terrorist” në Banjskë.
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës konfirmoi për REL-in se ka nisur hetimet për sulmin në Banjskë dhe se, aktualisht, është në proces të mbledhjes së informatave dhe dëshmive në lidhje me këtë rast.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Skema e fajdeve në Prizren, pretendimet për zhvatje të 20 mijë eurove nga viktima

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

Hulumtuesja e TPNJ, Tromp: Serbia e uritur - s’e ngopi as Gjykata Speciale

Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë Guxo dhe Alternativës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit