Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka bërë të ditur se Prokuroria Themelore e Prishtinës ka autorizuar Policinë e Kosovës për ndërmarrjen e veprimeve përkatëse hetimore ndaj një video incizimi të publikuar në rrjetet sociale.
Bëhet fjalë për një video e cila edhe ka qarkulluar nëpër disa portale informative dhe që thuhet se ka të bëjë me tre persona të përfshirë në votimin dhe procesin zgjedhor që po zhvillohet në Diasporë.
“Pas publikimit në disa portale informative, lidhur me qarkullimin e një video-incizimi që ka të bëjë me tre persona të përshirë në votimin dhe procesin zgjedhor që po zhvillohet në diasporë, për t’i dërguar në Zyrat e KQZ-zë në Prishtinë, përmes postës, ju njoftojmë se Prokuroria Themelore e Prishtinës, ka autorizuar Policinë e Kosovës, për ndërmarrjen e veprimeve përkatëse hetimore, duke iniciuar si rast paraprak penal”, ka thënë për Telegrafin, Ekrem Lutfiu, zëdhënës i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës.
Ndryshe, lidhur me këtë video ka reaguar edhe kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka.
Ajo ka bërë të ditur se KQZ mund të bëjë vetëm verifikimin e dokumenteve të cilat u bashkëngjiten votave, kurse pjesa tjetër, në rast se ka manipulime, i mbetet organeve kompetente.
Duke e pranuar se manipulime të tilla edhe mund të ndodhin, Daka, kujtoi edhe rastin e vitit 2013-të, kur KQZ kishte anuluar mijëra vota nga Serbia.
Ndryshe në media është publikuar një video ku shihet një person i cili plotësonte fletëvotime të shpërndara mbi tavolinë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Mickoski: Shpresoj se procesi ynë i integrimeve evropiane do të zhbllokohet me mbështetjen e madhe të Hungarisë

Orban: Është e turpshme që procesi i anëtarësimit të Maqedonisë në BE po shkon ngadalë

Haxhiu: Le t’i tregojë dikush KPK-së dhe ZKPSH-së, që Albin Kurti nuk është kryeministër në detyrë

"Grisja e Kuranit akt i shëmtuar dhe neveritës", Hoxha i Prizrenit: U tha se personi ka probleme psikike

Rutte dhe ambasadorët e NATO-s pritet ta vizitojnë Kosovën

"Fitimtari do ta formojë qeverinë", Kurti flet për zgjedhjet

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Prokuroria autorizon policinë për identifikimin e personit që dyshohet se grisi Kuranin në Prizren

Nuk respektoi urdhrin e gjykatës, Prokuroria: Ndaj Kurtit do të veprohet sipas ligjit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës