LAJMI I FUNDIT:

Prokuroria ngriti aktakuzë ndaj dy zyrtarëve të “Hidrodrinit” për helmimin në Deçan, vjen reagimi nga kompania e ujësjellësit

Prokuroria ngriti aktakuzë ndaj dy zyrtarëve të “Hidrodrinit” për helmimin në Deçan, vjen reagimi nga kompania e ujësjellësit

KRU ‘Hidrodrini’ ka reaguar pas ngritjes së aktakuzës nga ana e Prokurorisë së Pejës ndaj dy zyrtarëve të kësaj kompanie, lidhur me helmimin e mbi 1,500 qytetarëve të Komunës së Deçanit nga uji i pijes.

KRU “Hidrodrini” përmes një reagimi për media ka thënë se nga mediat ka mësuar se se sot më (07.02.2022), Prokuroria Themelore e Pejës ka ngritur aktakuzë ndaj dy zyrtarëve të kompanisë së tyre, gjegjësisht Drejtorit të Departamentit Teknik dhe kimistes së kompanisë, mbi dyshimet për rastin Deçani, të vitit të kaluar.


“KRU ‘Hidrodrini’, që nga momenti i parë i shfaqjes së kësaj problematike, (datë 11.07.2021) krahas veprimeve urgjente mbi ndërmarrjen e masave përkatëse profesionale, ka inkurajuar të gjithë akterët relevant, organet e rendit, ligjit dhe drejtësisë që të punojnë në zbardhjen e të vërtetës. Në këtë kuadër, KRU ‘Hidrodrini’, ka qenë bashkëpunues edhe me organet e prokurorisë e madje edhe duke ftuar publikisht në zbardhjen e rastit”, thuhet në reagim.

Helmimi nga uji i pijes në Deçan, ngritët aktakuzë ndaj dy zyrtarëve të kompanisë “Hidrodrini”
Lexo po ashtu Helmimi nga uji i pijes në Deçan, ngritët aktakuzë ndaj dy zyrtarëve të kompanisë “Hidrodrini”

Më tej në reagim thuhet se mbi pretendimet e Prokurorisë, KRU ‘Hidrodrini’ zotohet për transparencë me të gjitha organet e hetuesisë dhe me opinionin deri në zbardhjen e së vërtetës së shkakut për rastin në fjalë.

“Aktakuzat e ngritura sot, deri në verdiktin final të Gjykatës përkatëse, mbeten vetëm pretendime. Andaj, me këtë rast, lusim mediat, opinionin dhe të gjithë akterët e përfshirë, për korrektësi e mirëkuptim, kjo duke qenë të bindur thellë se vetëm kështu i ndihmojmë të vërtetës. Poashtu, cilësimet dhe deklaratat nga politika, mbi çështjen, mendojmë se nuk janë në shërbim të zbardhjes së vet rastit”, thuhet në reagim. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku lirohen nga akuza për krime lufte

Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku lirohen nga akuza për krime lufte

Drejtësi
Babai i Vanjës me ankesë të re para Gjykatës Supreme, kërkon që t’i hiqet masa e paraburgimit

Babai i Vanjës me ankesë të re para Gjykatës Supreme, kërkon që t’i hiqet masa e paraburgimit

Gjyqësi
Sindikata e Re e KEK-ut, ajo e Administratës dhe e Trepçës reagojnë ndaj kryetarit të BSPK-së për disa vendime

Sindikata e Re e KEK-ut, ajo e Administratës dhe e Trepçës reagojnë ndaj kryetarit të BSPK-së për disa vendime

Lajme
Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Lajme
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori