LAJMI I FUNDIT:

U mori deri në 5 mijë euro për t’i dërguar në vendet e BE-së, Prokuroria ngrit aktakuzë ndaj të dyshuarit

U mori deri në 5 mijë euro për t’i dërguar në vendet e BE-së, Prokuroria ngrit aktakuzë ndaj të dyshuarit

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamenti Speciale, kundër të pandehurit B.M. për veprën penale “Kontrabandimi me migrantë”.

Kështu është bërë e ditur përmes një komunikate për medie nga Prokuroria Speciale, ku po ashtu bëhen të ditura edhe detaje.

Sipas komunikatës bëhet fjalë për migrantë nga regjioni i Prizrenit të cilëve i pandehuri B.M në bashkëpunim me të pandehurit B.A., S.R., R.D., H.P. dhe L.G dhe të tjerët u kishte marrë pages që silleshin deri në 5 mijë euro përsonave të interesuar për të migruar, për t’i dërguar përmes Serbisë në vende të ndryshme të Bashkimit Evropian.


“Prokuroria Speciale njofton se i pandehuri B.M. gjatë periudhës kohore nga janari i vitit  2013 deri më 14.07.2014, në regjionin e Prizrenit dhe tërë territorin e Kosovës, në bashkëpunim me të pandehurit B.A., S.R., R.D., H.P. dhe L.G dhe të tjerët, i kanë gjetur migrantët e interesuar për të dalë jashtë Kosovës në mënyrë ilegale pasi që ua kanë siguruar dokumentet e nevojshme, duke përfshirë pasaportat dhe lejet e qëndrimit, migrantëve të interesuar që të shkojnë në Bashkimin Evropian”, thuhet në këtë komunikatë.

E gjithë kjo ishte bërë në mënyrë të kundërligjshme dhe pas marrjes së pagesave nga migrantët që silleshin deri ne 5000 euro për person, i kanë dërguar migrantët përmes Serbisë në vende të ndryshme të Bashkimit Evropian, në mesin e të cilëve edhe migrantët: M.M., R.G., T.K., B.K., B.K., F.B., F.B., L.G., E.G., N.G., B.Q., I.S., M.Z., Y.Y., D.H., I.F., B.K., L.H.

“Me këto veprime i pandehuri B.M. në bashkëkryerje ka kryer veprën penale “Konrabandimi me migrantë”, në kundërshtim me nenin 170 paragrafi 1 lidhur me nenin 31 të KPRK-së. I akuzuar B.M. në shtator 2020, është ekstraduar nga Zvicra në Kosovë”, thuhet në komunikatë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Kronika e Zezë
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për arrestimin e një personi

Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për arrestimin e një personi

Kronika e Zezë
Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Politikë
Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Lajme
Kalo në kategori