LAJMI I FUNDIT:

Prokuroria mbyll hetimet për gjashtë vdekjet e dyshimta në QKUK

Prokuroria mbyll hetimet për gjashtë vdekjet e dyshimta në QKUK

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka mbyllur hetimet lidhur me vdekjet e dyshimta që kanë ndodhur në Klinikën Infektive të QKUK-së.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësja e Prokurorisë Themelore, Laureta Ulaj.

Ulaj ka bërë të ditur se nga raportet e autopsisë të gjashtë vdekjet e dyshimta kanë rezultuar të kenë qenë vdekje të natyrshme.


“Referuar pyetjeve të parashtruara nga ana juaj, ju njoftojmë se Prokuroria Themelore në Prishtinë-Departamenti i Krimeve të Rënda, pas zhvillimit të hetimeve dhe trajtimit të rastit në fjalë, më 11.10.2021, e ka mbyllur këtë rast. Nga raportet e autopsisë, gjashtë vdekjet e dyshimta kanë rezultuar se kanë qenë vdekje të natyrshme dhe të njëjtit kanë qenë të infektuar me COVID-19”, ka thënë Ulaj.

Ndryshe kujtojmë se më 5 korrik 2020 në QKUK kishin ndërruar jetë gjashtë persona nga coronavirusi, ku edhe ishin ngritur dyshimet për natyrën e vdekjes së këtyre pacientëve.

“Me qëllim që të zbardhet çdo dyshim rreth natyrës së vdekjes së tyre, MSH dhe SHSKUK u bëjnë thirrje publikut dhe të gjithëve që të përmbahen nga konkludimet e parakohshme dhe t’u japin kohën e duhur institucioneve përgjegjëse për ta bërë analizën e shkaqeve të vdekjeve dhe të nxjerrin përfundimet meritore”, ishte thënë në një komunikatë atë kohë nga MSH dhe SHSKUK. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Kronika e Zezë
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme

"Policë evropianë që vijnë të veshur si paramilitarë, si hajdutë, si bandita", Behrami kritikon përcjellësit e Thaçit

Lajme
Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Kronika e Zezë
​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

Lajme
Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Lajme
Kalo në kategori