LAJMI I FUNDIT:

Prokuroria mbledh provat për Grubin dhe Bexhetin

Prokuroria mbledh provat për Grubin dhe Bexhetin

Prokurorët po mbledhin prova për Grubin dhe gjyqtarin Bexheti, të cilët së fundmi u futën në listën e zezë nga SHBA-të. Pas formimit të lëndës, e cila duhet të zbulojë veprën, prokuroria ka kërkuar dokumentet nga organet gjyqësore për zhvillimin e procedimit disiplinor ndaj Bexhetit.

“Një hetues i Qendrës Hetimore të Prokurorisë, ka kërkuar dhe ka marrë nga Këshilli Gjyqësor të gjitha dosjet që kanë të bëjnë me procedurat për përcaktimin e përgjegjësisë së gjyqtarëve që kanë vepruar në lëndën e njohur në opinion si “Shënjestra-Fortesa””, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Publike.

Në atë procedurë, gjyqtari i apelit u dënua me 20 për qind të rrogës për një periudhë gjashtëmujore. Bexheti si gjyqtar raportues, me muaj të tërë nuk e zgjidhte lëndën ndaj Sasho Mijallkovit për përgjimet masive, kështu që u krijuan kushte që ajo të vjetërsohej.


Për momentin gjyqtari nuk ka komentuar vendimin e SHBA-ve për ta vendosur në listën e zezë. Ndërsa Grubi është tërhequr nga partia dhe sfera publike, duke pretenduar se është i pastër si loti.

Ndërkohë, Këshilli Gjyqësor informoi se janë të përkushtuar për t’u përballur me korrupsionin në sistemin e drejtësisë dhe se do të marrin të gjitha kompetencat që ofrojnë ligjet për gjykatat dhe Këshillin Gjyqësor./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë

"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri

Siguri
Rrjeti kosovaro-shqiptar i drogës pastroi miliona euro në agjencinë turistike të Lucernit

Rrjeti kosovaro-shqiptar i drogës pastroi miliona euro në agjencinë turistike të Lucernit

Drejtësi
Gjeneral Jashari merr pjesë në takimin e Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës

Gjeneral Jashari merr pjesë në takimin e Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës

Siguri
31 vjet burgim efektiv, 6 me kusht dhe 171 mijë euro gjobë ndaj 11 të akuzuarve në rastin “Subvencionet 1”

31 vjet burgim efektiv, 6 me kusht dhe 171 mijë euro gjobë ndaj 11 të akuzuarve në rastin “Subvencionet 1”

Drejtësi
Këto janë adresat e kutive postare në 23 shtete për votimin jashtë Kosovës

Këto janë adresat e kutive postare në 23 shtete për votimin jashtë Kosovës

Politikë
BE do t’i monitorojë zgjedhjet e 9 shkurtit në Kosovë

BE do t’i monitorojë zgjedhjet e 9 shkurtit në Kosovë

Lajme
Kalo në kategori