LAJMI I FUNDIT:

Prokuroria kërkon që çështja ndaj Salih Mustafës të fillojë në mars

Prokuroria kërkon që çështja ndaj Salih Mustafës të fillojë në mars

Ka nisur konferenca e për ecurinë e çështjes në çështjen kundër Salih Mustafës, nga Dhomat e Specializuara. Mustafa nuk është i pranishëm në seancë.

Përfaqësuesit e Prokurorisë kanë thënë se procesi i nxjerrjes së materialve pothuajse ka mbaruar.

“Procesi i nxjerrjes së materialeve pothuajse ka mbaruar dhe do të përfundoj afërsisht brenda dy javëve më 15 shkurt 2021”, kanë thënë përfaqësuesit e Prokurorisë.


Ata më tej kanë thënë se dosjen do ta dorëzojnë më 15 shkurt, dhe mendojnë që çështja ndaj Mustafës duhet të fillojë më 15 mars 2021.

Më tej Prokuroria e Dhomave të Specializuara, ka bërë të ditur se kanë nxjerrë edhe disa prova tjetra dhe se presin të shtojnë edhe një dëshmitarë në listën e dëshmitarëve për çështjen e Salih Mustafës.

“Prokuroria i ka përfunduar në përgjithësi nxjerrjen e materialeve. Më 29 janar 2021, Prokuroria nxori një provë tjetër që është nxjerra e materialve me numër 30. Prokuroria do të shtoj edhe një dëshmitar në listën e saj, ky dëshmitar është intervistuar dhe tani po shqyrtohen provat e tij”, kanë thënë prokurorët.

Më tej është thënë se mund të ketë shtesë rreth 12 prova që do ti shtojnë te lista e materialeve, duke theksuar se janë materiale si shembull intervista që janë bërë kohët e fundit nga Prokuroria apo janë përpunuar. Po ashtu edhe se do të nxirren prova shfajësuese, siç janë nxjerrë disa. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
AGK njofton vdekjen e gazetares Olga Priadko, ishte strehuar në Kosovë për shkak të luftës në Ukrainë

AGK njofton vdekjen e gazetares Olga Priadko, ishte strehuar në Kosovë për shkak të luftës në Ukrainë

Lajme
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen'  figurat historike shqiptare

Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare

Lajme
Vrasja e Liridona Ademajt, më 27 janar nis gjykimi ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë

Vrasja e Liridona Ademajt, më 27 janar nis gjykimi ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë

Lajme
Duke shkuar me veturë te mjeku pëson sulm kardiak, vdes një person në Suharekë

Duke shkuar me veturë te mjeku pëson sulm kardiak, vdes një person në Suharekë

Kronika e Zezë
Liderët e Koalicionit

Liderët e Koalicionit "Lista për Familjen" vizituan Odën Ekonomike dhe Shoqatën e Pensionistëve

Lajme
Policia në kërkim të një personi në Ferizaj, kërkon ndihmë nga qytetarët për arrestimin e tij

Policia në kërkim të një personi në Ferizaj, kërkon ndihmë nga qytetarët për arrestimin e tij

Kronika e Zezë
Kalo në kategori