LAJMI I FUNDIT:

Prokuroria jep detaje për aksionin “Brezovica 3”: Tetë të arrestuar, konfiskohen armë, fishekë dhe një veturë

Prokuroria jep detaje për aksionin “Brezovica 3”: Tetë të arrestuar, konfiskohen armë, fishekë dhe një veturë

Prokuroria Themelore në Ferizaj, njofton opinionin publik se në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Rënda (DHKR) në Prishtinë, në bazë të urdhëresës nga Gjykata Themelore në Ferizaj për kontrollin e shtëpive dhe objekteve përcjellës, sot kanë realizuar aksionin “Brezovica 3”, me ç’rast janë kontrolluar dhe bastisur 12 lokacione të ndryshme në Ferizaj, Prishtinë, Skenderaj dhe Lipjan.

Fillimisht janë arrestuar shtatë persona të dyshuar, tre prej tyre ish- zyrtarë të Ministrisë së Mjedisit dhe katër pronarë të kompanive ndërtimore, ndërsa, gjatë ditës është arrestuar edhe një person tjetër i dyshuar.

Aksioni "Brezovica", rreth 30 të arrestuar deri tani, zyrtarë e ish zyrtarë të ministrive - të sekuestruara para dhe prona
Lexo po ashtu Aksioni "Brezovica", rreth 30 të arrestuar deri tani, zyrtarë e ish zyrtarë të ministrive - të sekuestruara para dhe prona

“Tetë personat e arrestuar me inicialet A.I., I.M., F.H., R.A., M.Sh., A.X., Z.G., dhe H.A, me vendim të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit se të njëjtit kanë kryer veprat penale ‘Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar’ nga neni 422 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës , ‘Ushtrimi i ndikimit’ nga neni 431 paragrafi 2 të KPRK-së, ‘Dhënia e ryshfetit’, ‘Marrja e ryshfetit’ dhe ‘Falsifikimi i dokumenteve’ nga neni 398 paragrafi 2 të KPRK-së”, thuhet në njoftimin e prokurorisë, transmeton Telegrafi.


Sipas njoftimit, gjatë kontrollit në objektet e kontrolluara janë gjetur dhe konfiskuar dokumente të ndryshme,  disa fletore me shënime, tri armë, një karikator me 5 fishekë të kalibrit 7.65mm, tre fishek të kalibrit 6.35mm, 20 fishekë të kalibrit 7.62mm, një kompjuter, një veturë X6, pesë telefona, në orë dore.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ndaj të njëjtëve, brenda afatit ligjor, do të paraqesë edhe kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit në Gjykatën Themelore në Ferizaj. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Politikë
PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

Politikë
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Politikë
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Politikë
Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht

Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht

Politikë
Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Politikë
Kalo në kategori