Prokuroria Themelore në Pejë ka konfirmuar arrestimin e dy personave të dyshuar për veprën penale “Mundësimi ose detyrimi me prostitucion”.

Zëdhënësi i Prokurorisë, Shkodran Nikçi, njoftoi për Telegrafin se veprimi ka ardhur pas zhvillimit të hetimeve paraprake nga organet kompetente.


“Pas veprimeve hetimore janë arrestuar dhe ndaluar dy persona me urdhër të prokurorit të shtetit për veprën penale ‘Mundësimi ose detyrimi me prostitucion’,” tha Nikçi.

Ndaj tyre po vazhdojnë procedurat ligjore për zbardhjen e plotë të rastit.

Prokuroria nuk ka dhënë detaje tjera rreth këtij rasti, pasi që ndodhet në fazën e hetimeve. /Telegrafi/